Parlamenti grek miraton projektligjin për nënshtetësinë e fëmijve emigrantë
Parlamenti grek aprovoi në parim projektligjin e qeverisë për dhënien e nështetësisë fëmijve imigrantë të lindur në Greqi apo me 6 vjet nëpër shkollat greke dhe të drejtën e votës dhe të zgjedhjes për prindërit e tyre me qëndrim të ligjshëm 5 vjeçar. Pro rregullimit të ri ligjor, që ngjalli debat të ashpër politik dhe publik me ndryshimin cilësor që sjell në statusin e imigracionit, votuan 170 deputetë të pozitës dhe partisë së majtë SIRIZA dhe kundër tij 86 të opozitës së djathtë dhe asaj nacionaliste.
Në kohën e votimit rreth 200 ekstremistë ultra të djathtë që arritën deri në hyrje të parlamentit sulmuan makinën e nënkryetarit të qeverisë Pangallos, që e zhvendosi tensionin brenda në sallë.