Ministri Pollo autorizon garën për dhënien e licencës së tretë 3G
29/12/2011 AKEP do të shpallë fituesin. Çmimi dysheme 12.5 milionë euro
Ministri për Inovacionin, Genc Pollo, autorizoi Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare të hapë garën për dhënien e një licence të tretë 3G. Çmimi dysheme i kësaj gare është 12.5 milionë euro dhe kushtet ligjore e teknike janë po ato të garës për dy licencat e para 3G. Garat për dy licencat e para 3G u fituan nga kompanitë Vodafone me ofertën 31.4 milionë euro në nëntor 2010 dhe licencën e dytë e fitoi kompania AMC me ofertën 15.1 milionë euro në tetor 2011. Përdorimi i teknologjive të brezit të tretë nga kompanitë celulare kanë sjellë një kapacitet shumë më të lartë në transmetimin e të dhënave në telefonat e pajisjet celulare dhe ka rritur shumë herë shpejtësinë e internetit në këto aparate. Tenderi për licencën e tretë 3G, që do të çelet ditët e ardhshme, do të administrohet nga AKEP. Qeveria, sipas ministrit Pollo inkurajon konkurrencën e nuk do të tolerojë situata monopolistike në këtë treg.