E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata, 25 vjet burg trafikantëve të kurdëve

Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur dje fajtor dhe ka dënuar me 25 vjet burg e 3 muaj tre të pandehurit e akuzuar për trafik të kurdëve. Dje togat e zeza të gjykatës kanë shpallur fajtor dhe kanë dënuar me nga 10 vjet heqje lirie dhe 6 milion lekë të pandehurit Yasin Ozel dhe Ali Ademi. Ndërsa për të pandehurin Klemend Frroku gjykata dha dënimin me 5 vjet e 3 muaj heqje lirie si dhe 3 milion lekë gjobë. të pandehurit do të përfitojnë një të tretën e uljes së dënimit pasi gjykohen me gjykim të shkurtuar. Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria për krime të rënda të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë vitit 2005 kanë kaluar në mënyrë të paligjshme disa shtetas turq në drejtim të Shqipërisë, Kosovës, Sllovenisë dhe Italisë. Klandestinët, pasi strehoheshin disa ditë në Shqipëri, kalonin për në drejtim të Kosovës, ku më pas pajiseshin me dokumente të falsifikuara sllovene dhe kroate. Nga hetimet ka rezultuar se emigrantët udhëhiqeshin nga trafikantë prej Stambolli, duke udhëtuar me linjën ajrore “Turkish Airlines” drejt Shqipërisë. Në vendin tonë ata priteshin nga të pandehurit Yasin Ozel, Ayhan Dogan dhe shqiptaro-maqedonasi Ali Ademi. Më pas niseshin në drejtim të Kosovës me taksistin nga Vora, Hysni Mali, ndërsa paguheshin gjithsej 3 mije euro për person. Të pandehurit u vunë në pranga në sajë të përgjimeve telefonike. Prokuroria e krimeve të rënda i akuzonte për veprat penale të “ndihmës për kalim të paligjshëm kufiri në më shume se një herë” dhe “bandë të strukturuar kriminale”.
Ky lajm është publikuar: 31/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›