Nesër,pasaporta e parë E Kosovës
Autori i Lajmit: red.
Të enjten do të jepet pasaporta e parë e Republikës së Kosovës. Këtë fat do ta ketë komuna e Prishtinës.
Pas aplikimeve të para për marrjen e pasportave të Republikës së Kosovës, të enjten nis dhënia e pasaportës, e cila do të zhvillohet me një ceremoni ku do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit të ri.
Në Kosovë do të ketë katër lloje pasaportash: ordinere, diplomatike, zyrtare dhe dokument udhëtimi.
Sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, Zenun Pajaziti, pasaportat do të jenë të cilësisë dhe sigurisë së lartë si dhe në përputhje me standardet evropiane dhe të ICAO-së.
UNMIK-u para një jave njoftoi se nuk do ta japë më dokumente udhëtimi për kosovarët, duke ua lënë radhën kështu autoriteteve kosovare për nxjerrjen e pasaportave të Republikës së Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008