E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata, inspektim shoqërimit të Lul Berishës

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Gjykata e Krimve të Rënda urdhëroi dje inspektimin e vendimit për shoqërimin në Linzë të Lulzim Berishës, dhe personave që urdhëruan shoqërimin e tij. Gjatë seancës së djeshme avokatët mbrojtës të të pandehurit Lul Berisha, protestuan, pasi pretendojnë se klienti i tyre është shoqëruar pa dëshirën e tij jashtë ambienteve të paraburgimit 313 “Jordan Misja”. Sipas tyre, 2 ditë më parë, i pandehuri Lulëzim Berisha, është shoqëruar pa dëshirën e tij, në një repart ushtarak në Tiranë, në një takim me të pandehurin tjeter, që ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Adriatik Coli, pas kërkesës së prokurorisë.
Avokatët
Avokatet pretendojnë se kjo levizje jashtë ambienteve të paraburgimit ka rrezikuar seriozisht jetën e klientit të tyre. Ato kërkojnë sqarime nga drejtuesit e paraburgimit 313. Ky i fundit konsiderohet si hallkë e rëndësishme në zbardhjen e aktivitetit kriminal të “Bandës së Durrësit”. Sipas tyre kjo lëvizje jashtë ambienteve të paraburgimit ka rrezikuar seriozisht jetën e klientit të tyre. Ato kërkojne sqarime nga drejtuesit e paraburgimit 313. pas disa debatesh seancë është shtyrë për në 4 shtator, në përfundim të hetimit.
“Banda e Durrësit”
Të pandehurit e bandës së “Durrësit”, akuzohen për një sërë veprash penale, ekzekutimesh por edhe tentativa vrasjesh në kuadër të organizatës kriminale, ku gjyqi nisi në korrik të vitit të kaluar. Hetimi për të pandehurit e“Bandës së Durrësit” ka nisur në prill të vitit 2005, pas vrasjes së Klodian Saliut. Gjatë hetimeve ka rezultuar se i pandehuri Lulzim Berisha dhe Klodjan Saliu (aktualisht i vrarë), që nga viti 1997 e në vazhdim kanë krijuar dhe drejtuar një organizate kriminale, në të cilën bënin pjesë të pandehurit Plaurent Dervishaj, Indrit Taullaj, Adriatik Coli, Indrit Dokle, si dhe Ilir Xhunga dhe Arben Paja, këta të vrarë. Teksa prokuroria hetonte vrasjen e Saliut, prokuroria arriti të zbardhte një tjetër vrasje, ajo e datës 17 tetor i vitit 1998, ku ka mbetur i vrarë shtetasi Dritan Sallaku dhe janë plagosur Ilir Nela dhe Agim Rexhepi. Më pas janë vrarë Arjan Paja e Viron Curri, si dhe është plagosur Marsel Sotiri, i cili u vra më vonë. Seriali ka vazhduar deri në vitin 2007, kur u kapën edhe pjesa tjetër e të kërkuarve në Tiranë e spitalet e Durrësit.

Akuzat për Lul Berishën
Lulëzim Berisha akuzohet për krijim dhe drejtim të or
ganizatës kriminale, për vrasje në bashkëpunim, mbajtje pa leje të armëve luftarake. Ndërkohë, ai hetohet edhe për vepra të tjera penale, përfshi trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike , vazhdoi më tej kreu i Ministrisë së Brendshme.Lulëzim Berisha akuzohet për vrasjen e Dritan Sallakut dhe plagosjen e Ilir Nelës dhe Agim Rexhepit, të ndodhur më 17 tetor të vitit 1998, për vrasjen e Arjan Pajës dhe Viron Currit dhe plagosjen e Marsel Sotirit e ndodhur më 29 tetor të vitit 1998. Gjithashtu, Berisha akuzohet për vrasjen në 5 korrik 1999 të Eduard Ongarit, për vrasjen në 22 gusht të vitit 1999 të Marsel Sotirit si dhe për vrasjen në 25 shkurt 2005 të Klodian Saliut. Banda e Lul Berishës akuzohet dhe për vepra të tjera kriminale. Trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike, mendohet të ketë qenë aktiviteti kryesor i bandës së Lul Berishës. Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda bënë të ditur se vrasjet e kryera nga anëtarët e kësaj bande, në të shumtën e rasteve janë bërë për llogari të trafikut të narkotikëve. Pazare të pambyllura apo tentativa për t u futur në linjën e trafikut të drogës, që zotërohej nga banda, mendohet të kenë qenë motivet e ekzekutimeve. Mbi dokumentimin e aktivitetit të kësaj bande, hetuesit e Krimeve të Rënda kanë bashkëpunuar edhe me homologët e tyre italianë, pasi pjesa më madhe e drogës së trafikuar prej saj kishte destinacion brigjet italiane. Lul Berisha ka pasur edhe një proces penal në Itali, ku ai arriti të rifitonte sërish lirinë vetëm pas disa muajsh burg.

AKUZAT
Mbi shtatëmbëdhjetë anëtarët e bandës së “kapos së Durrësit” rëndojnë trembëdhjetë akuza, ndër të cilat shumica janë për “vrasje me dashje”, “vrasje të kryer në bashkëpunim”, si dhe “krijim të organizatës kriminale”

KRIMINALITETI
Historia kriminale e kësaj bande fillon më 17.10.1998, kur rreth orës 18:30 Lul Berisha në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Dritan ( Adriatik) Çoli, si dhe Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën ekzekutuan në Durrës Dritan Sallakun

HAKMARRJA
Anëtarët e mbetur të bandës së Saliut vendosën të hakmerren për vrasjen e shokut të tyre. Pas kësaj, atyre iu bashkuan Altin Olloni, Alban Neli, Elvin Hoxhosmani, Selim Hetidhe dhe Spartak Kalthi. Qëllimi i tyre ishte vrasja e Lul Berishës
Ky lajm është publikuar: 31/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›