E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic për protestat e radikalëve

Autori i Lajmit: red.
Evropa dëshiron Serbi në të cilën respektohen ligjet, deklaroi dje kryetari serb Boris Tadic, për të cilin është e pabesueshme ajo që njerëzit protestojnë për shkak të respektimit të ligjeve.
"Secili ka të drejtë të protestojë, por ligji doemos duhet të respektohet. E mbështes të drejtën e demonstratave, por rendi duhet të dihet", tha Tadic.
I pyetur për protestat e organizatave nacionaliste dhe të Partisë Radikale Serbe për shkak të arrestimit të të akuzuarit të Hagës, Radovan Karaxhic, Tadic theksoi se Evropa dëshiron që Serbia të jetë faktor stabiliteti në rajon.
Pyetjes se kush e ka arrestuar Karaxhic-in, Tadic u përgjigj se për këtë duhet të pyeten institucionet kompetente dhe se askush nuk dëshiron të përzihet në punën e organeve hetimore.
Pyetjes tjetër nëse druan për shkak të kërcënimeve që i janë drejtuar pas arrestimit të Karaxhic-it, Tadic deklaroi se kjo është pjesë përbërëse e jetës politike.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›