E Diel, 1 Nëntor 2026

Si ia morën flokët agjentët Karaxhiçit

Autori i Lajmit: red.
Mbi 50 agjentë të shërbimit sekret serb për tre muaj, në 24 orë, e kanë ndjekur Radovan Karaxhiçin para se në mënyrë anonime me telefon ta lajmërojnë, transmetoi agjencia France-Presse,duke u bazuar në shtypin serb.
Burimi policor, i cili dëshironte të mbetej anonim, deklaroi se në një seminar të mbajtur prej 23 deri 25 maj të këtij viti është vendosur kontakti me “Dr. Dabic” dhe prej atëherë 50 agjentë e kanë përcjellur 24 orë, edhe pse shumica prej tyre nuk e kanë ditur se për kë bëhet fjalë.
Problemi kryesor gjatë survejimit ka qenë të konfirmohet nëse është e vërtetë se “dr. Dabic” është Radovan Karaxhiçi, lideri i mëparshëm i serbeve të Bosnjës, i cili u zhduk në vitin 1996.
"Dy agjentë tanë, të cilët “dr. Dabic” iu prezantuan si një çift i cili ka problem me sterilitetin, gjatë kohës së një seance ata arritën të marrin ca qime floku të tij, pastaj përmes analizave të ADN-së e kanë konfirmuar identitetin e Karaxhiçit", tregon burimi policor.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›