Mesazh i ambasadorit të BE në Maqedoni
Autori i Lajmit: red.
Mesazhi i Ambasdadorit të BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere: "Të rifillojë dialogu politik me kthimin në Parlament të opozitës si dhe të kompensohet koha e humbur në procesin zgjedhor të 1 qershorit".
"Dua të inkurajoj qeverinë që të bëjë gjithçka që është e mundur për të kthyer partitë në Parlament, sepse tani qeveria ka një shumicë absolute, përgjegjësia e saj është më e madhe se sa gjatë administratës së kaluar, ajo duhet të bëjë çdo përpjekje që të promovojë dialogun politik", ka deklaruar Ervan Fuere, përfaqësues special i BE-së në Shkup. Bojkotimi i Parlamentit nga ana e partive opozitare maqedonase dhe shqiptare dobëson punën e institicioneve si dhe i pengon investimet e huaja në vend, tha Fuere.
Zv/kryeministri për çështje europiane Ivica Bocevski, tha se Maqedonia është e përcaktuar fuqishëm për zbatimin e axhendës së BE-së: "Do të bëjmë përpjekje që Brukseli të mos jetë i detyruar të na i kujtojë gjithnjë obligimet tona. Do të bëjmë çmos që t`i plotësojmë të gjitha obligimet dhe të marrim sa më shpejt datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE," ka deklaruar Ivica Bocevski, i ngarkuari me çështjet e eurointegrimeve në kabinetin e Gruevskit.
Zëvendëskryeministri Ivica Bocevski, ka zhvilluar edhe një tjetër takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedoni. Bocevski siguroi se qeveria e re, do të vazhdojë procesin e afrimin të Maqedonisë në BE dhe NATO.
Para samitit të NATO-s në dhjetor, Maqedonia duhet të arrijë marrëveshje me Greqinë për emrin, tha ambasadorja amerikane në Shkup, Xhilijan Millovanoviq. Ka disa propozime nga mediatori Metju Nimic që, Maqedonia t`i shqyrtojë dhe ta shfrytëzojë rastin për arritjen e marrëveshjes me Greqinë rreth dallimeve për emrin, nënvizon Millovanoviq.
Edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Havier Solana pret nga Qeveria e re e Maqedonise të ndërmarrë përgjegjësitë e veta në zbatimin e mëtejshëm të reformave ekonomike, si dhe ato që kanë të bëjnë me çështjet ndëretnike. Solana përgëzon synimin qeveritar për t i përforcuar integrimet evopiane. "Të gjitha partitë politike duhet të angazhohen për promovim dhe të marrin pjesë në dialogun konstruktiv dhe gjithpërfshirës politik, në veçanti në realizimin e perspektivës evropiane," ka theksuar Havier Solana.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008