E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ sot ankimimet për rezukltatet në qarkun e Shkodrës

Socialistët kundërshtojnë vendimet e komisioneve të zonave të administrimit të zgjedhor nr 40. 41, 42, 43 dhe 44. PD kundërshton vendimin e ndërmjetëm të vetëm një KZAZ nga 5 që ka gjithsej qarku i Shkodrës. 

TIRANE-Komisioni Qendror Zgjedhor shqyrton sot ankimimet për qarkun e Shkodrës. Për këtë qark kanë depozituar pranë këtij institucioni ankesat për ecurinë e procesit tre subjekte zgjedhore, PS, PD dhe PDK.

Socialistët kundërshtojnë vendimet e komisioneve të zonave të administrimit të zgjedhor nr 40. 41, 42, 43 dhe 44. PS kërkon gjithashtu dhe ndryshim të vendimit të KQZ-së për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për këtë qark, duke ankimuar në këtë mënyrë të gjithë rezultatin e këtij qarku.

PD kundërshton vendimin e ndërmjetëm të vetëm një KZAZ nga 5 që ka gjithsej qarku i Shkodrës si dhe kërkon ndryshimin e vendimit të KQZ-së për rezultatin përmbledhës. Ky qark do të përfaqësohet në Kuvend me 11 mandate dhe sipas rezultateve paraprake 7 mandate janë fituar nga koalicioni Aleanca e Ndryshimit dhe 4 mandate nga Bashkimi për Ndryshim.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›