Gjykata, 31 vjet burg dy atentatoreve
Xhemil Beharaj
Atentati i deshtuar ndaj ish-presidentit te klubit ciklistit "Apolonia" ne Fier, u ka kushtuar 31 vite burg dy te rinjve, te cilesuar si autore. Gjykata e Faktit ka dhene dje vendimin per dy te pandehurit Rajmus Canaj dhe Kreshnik Selaci, dy vjet pas ngjarjes se ndodhur dhe procesit gjyqesor. Te rinjte akuzoheshin se kane tentuar te vrasin ne nje atentat Bardhyl Fejzaj, me te cilin njiheshin dhe motivet e krimit mbeten te pazbardhura. Trupi gjykues ka dhene 16 vite burg per Ramjus Canaj dhe nje vit me pak per Kreshnik Selacin. Gjyqi eshte zhvilluar nen masa te rrepta sigurie dhe me dyer te mbyllura, duke mos bere publik asnje detaj nga seancat. Ngjarja ndodhi dy vjet me pare ne dalje te qytetit te Fierit, kur i demtuari kujtonte se te rinjte kerkonin ta takonin, por u qellua me nje bresheri automatiku. Kapja e tyre u be pas disa javesh ndjekie nga agjentet dhe pas permiresimit te Fejzajt.
Vendimi
Gjyqi eshte zhvilluar ne masa te rrepta sigurie pergjate dy viteve dhe me dyer te mbyllura. Prokuror i ceshtjes ka qene Genci Mane, nderkohe qe avokat mbrojtes i dy autoreve, Ramjus Canaj dhe Kreshnik Selaci, ka qene kreu i Dhomes se Avokatise Fier, Zenun Hajdermataj. Pas shqyrtimit te te gjitha provave te vena ne dispozicion dhe pas degjimit te vete autoreve dhe te demtuarve, Gjykata e Fierit ka shpallur vendimin per veprat penale "vrasje me paramendim te mbetur ne tentative" dhe "prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municioneve". Ramjus Canaj ka perfituar tre vite me pak heqje lirie, ndersa iu rrezua nje prej akuzave.
Ngjarja
Atentati ndaj ish-kreut te klubit ciklistik "Apolonia", Bardhyl Fejzaj, ka ndodhur mbremjen e dates 2 prill te vitit 2006. Atentati ka ndodhur ne Unazen e Re te qytetit te Fierit, pak metra larg nga rotondua, me drejtim qytetin e Lushnjes. Mesohet se Fejzaj ishte ne automjetin e tij "Volsvagen Tuareg", me targa FR3585C dhe ka ulur shpejtesine, kur ka pare dy te rinjte, me te cilet njihej. Selaci e Canaj udhetonin me nje automjet tip "Benz". Dy te denuarit jane shume te afert mes njeri-tjetrit dhe njiheshin me pare me ish-presidentin e klubit ciklistik. Ne moment qe Fejzaj ka dale nga automjeti i tij per t'i pershendetur te rinjte, e ka pritur nje bresheri automatiku, duke i shkaktuar plagosje te rende. Mjeket e spitalit arriten ta mbanin ne jete dhe pas 15 ditesh i demtuari arrin te permendet e rrefeje ngjarjen. Fejzaj ka pasur plage ne nofull dhe pjese te ndryshme te trupit. Motivet e krimit edhe sot e kesaj dite kane mbetur mister, por dyshohet per nje konflikt te castit mes dy paleve.
Misteret e ngjarjes se bujshme
Te pyetur pas ngjarjes se ndodhur ne dalje te qytetit te Fierit, drejtues te policise u mjaftuan duke pohuar se, "nuk mund te bejme publik asnje piste, pasi i plagosuri eshte ne gjendje teper te rende dhe nuk flet. Nuk dime as autoret e ngjarjes".
Edhe pse disa dite me pas Bardhyl Fejzaj nisi te permiresohej, policia perseri nuk arriti te siguronte prova e motive per krimin, duke u shprehur se "i plagosuri nuk flet dhe nuk tregon autoret e ngjarjes". Ish-presidenti i klubit ciklistik "Apolonia" ishte shprehur se do ta zgjidhte vete ceshtjen. Megjithate, agjentet arriten te arrestonin dy te dyshuarit qe dje moren dhe vendimin ne gjykate.
Vendimi i gjykates, pa motiv
Gjate vendimit te dhene nga trupi gjykues me dyer te mbyllura, nuk u deklarua asnje motiv. Policia hetoi ne pisten e nje konflikti te momentit, apo ndonje mosmarreveshje mes dy paleve. Si ne asnje rast tjeter, gjykata nuk ka shkruar ne vendim shkaqet e ketij atentati, ndersa nuk jane publikuar as emrat e trupit gjykues.