Ikja e PDSH, reagon Gruevski
Partia Demokratike Shqiptare doli perfundimisht nga Qeveria e Maqedonise e Kryeministrit Nikolla Gruevski. Vendimin e konfirmoi Kuvendi i partise, ndersa lideri i saj, Menduh Thaci, tha se ky hap eshte pro Maqedonise, integritetit dhe sovranitetit te saj. "Vendimi eshte dhe pro rruges integruese drejt organizmave gjitheperfshires evropiane, sic eshte NATO-ja dhe Bashkimi Evropian", deklaroi Thaci. Ai kujtoi faktin se nuk jane permbushur kerkesat per zyrtarizim te gjuhes shqipe, zgjidhjen e statusit te ish-luftetareve te UCK-se, perdorimin e flamurit kombetar shqiptar, punesimin e shqiptareve ne administrate dhe njohjen e pavaresise se Kosoves. Sakaq, koalicionin qeveritar e ka leshuar edhe Partia e Prosperitetit Demokratik.
Ne lidhje me keto zhvillime kane reaguar drejtuesit maqedonas te shtetit. Presidenti Branko Cervenkovski tha dje se vendi ndodhet ne krize serioze politike. "Kjo ndodh 20 dite para samitit te Bukureshtit, ku presim ftese per NATO", kujtoi Cervenkovski. Kurse Kryeministri Nikolla Gruevski tani duhet te formoje koalicion te ri, ose t'i kerkoje parlamentit qe te mbeshtese qeverine e pakices. "Nuk do te lejoj asnje politikan apo parti politike, qe te demtoje interesat e vendit", deklaroi Gruevski. Ai pohoi se situata e krijuar eshte serioze dhe se ndodh ne nje kohe kur vendin e presin sfida te rendesishme.