E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Benzi" i vjedhur ne Serbi, zbulohet ne Fier

Vetura luksoze e vjedhur ne Serbi gjendet duke shetitur ne mes te qytetit te Fierit dhe me targa te rregullta. Automjeti tip "Benz", me targa FR9779C, ne pronesi te Kastriot T., eshte bllokuar ne ambientet e policise se Fierit, pasi ka rezultuar i vjedhur. Sipas burimeve zyrtare te policise, mesohet se nje shtetas serb kishte denoncuar vjedhjen e automjetit te tij. Pas dokumentimit te ngjarjes ne Serbi dhe kerkeses se Interpolit ne Drejtorine e Policise, mberrin nje shkrese qe edhe Zyra Antitrafik te interesohej per kete mjet, qe mendohej se kishte hyre ne qytetin e Fierit. Vetem dy dite me pare, uniformat blu bllokuan veturen luksoze qe drejtohej dhe ishte ne pronesi te 50-vjecarit. Pas kontrollit te dokumentacionit, rezultoi se numri i shasise se ketij automjeti perputhej me automjetin qe kerkohej nga Interpoli. Sipas burimeve zyrtare mesohet se poseduesi e kishte blere nga nje person tjeter, i cili e kishte pajisur me dokumente te rregullta. Burime zyrtare thane se 50-vjecari po hetohet ne gjendje te lire dhe po kerkohen autoret e trafikut te mjetit luksoz dhe te targimit ne Fier.
Xh.B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›