Përmbaruesi privat: Ja si më dhunoi drejtori i policisë Dibër
BULQIZE - Ka shkuar për të ekzekutuar një vendim përmbarues në minierën e Bulqizës, por ka ndeshur në arrogancën dhe dhunën e drejtorit të qarkut të Dibrës, Shemsi Premçi.
Skandali i radhës me protagonist kryepolicin e Dibrës zbulohet këtë herë nga përmbaruesi gjyqësor privat, Baftjar Nela. Ai shprehet për NEWS24 se uniformat blu nën drejtimin e Premçit jo vetëm që nuk e mbështetën ekzekutimin e vendimit, një detyrim ligjor ky për policinë, por përkundrazi një i afërm i Premçit e dhunoi atë fizikisht, ndërsa vetë drejtori Shemsi Premçi përmes telefonit e ofendoi rëndë.
“Kur kemi shkuar atje, pas nja 5 ose 10 minutash kanë ardhur nja 5 persona me një Land Rover, ja mbaj mend dhe targën TR 7756 U. Në momentin që kanë zbritur kanë filluar duke shajt. Në këtë kohë, daja i Premçit më ka tërhequr, më ka grisur dhe këmishën. Në këtë rast mungonte policia e shtetit që duhet të më mbështeste mua në atë rast”- deklaroi përmbaruesi.
Për këtë rast përmbaruesi gjyqësor ka vënë në dijeni edhe kryeministrin e vendit si dhe ka informuar strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministri, të cilat kanë nisur hetimin për këtë rast.
Ky është abuzimi i radhës i zotit Premçi me detyrën, që pason një sërë të tillash, të denoncuara prej kohësh nga NEWS24. Një ditë më parë kryepolici i Dibrës, duke marrë përsipër atributet e tatimorëve, prokurorisë dhe gjykatës, bllokoi në mënyrë të paligjshme 14 kamionë të tonazhit të rëndë të mbushura me krom, të destinuara për eksport jashtë vendit.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bulqizë, kryepolici Premçi uzurpon kompetencat e tatimeve, paralizon eksportin e kromit VIDEO: Përmbaruesi privat: Ja si më dhunoi drejtori i policisë Dibër