SHBA PDU kontrakton lobistin Carli Bllek per zgjidhjen e ceshtjen came
Partia Drejtesi dhe Unitet e cila ka nisur lobimin e saj zyrtar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per zgjidhjen e ceshtjes came ka ndermarre hapin e pare duke kontraktuar lobistin e njohur Carli Bllek i cili mori persiper lobimin e intensifikuar dhe te vazhdueshem per ceshtjen came ne institucionet amerikane. Me ftese te vecante te Departamentit Amerikan te Shtetit kryetari i PDU-se deputeti Shpetim Idrizi si dhe deputeti Dashamir Tahiri moren pjese ne nje aktivitet te rendesishem ne Uashington ku u pasqyruan perpjekjet e popullit shqiptar per ndihmen e dhene komunitetit hebre gjate viteve te veshtira te pushtimit nazisto-fashisht. Ne kete aktivitet u ngrit dhe u diskutua ceshtja came si nje nga ceshtjet e fundit te pazgjidhura te Ballkanit. Ne keto takime u diskutua thelbi i ceshtjes came marredheniet ballkanike analogjia e ceshtjes came dhe asaj hebreje ne prizmin e tyre kundrejt vuajtjeve te pesuara nga shteti grek ne shekullin e kaluar. Takimi me strategjistin dhe lobistin e njohur te politikes amerikane Carli Bllek ishte shume frytdhenes ne percaktimin e nje axhende te perbashket dhe mundesine e bashkepunimit per lobimin nderkombetar te kesaj ceshtjeje dhe lobimin prane strukturave te shtetit amerikan.
29 Shtator 2010