E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Opozita te mos e vonoje votimin e draftit per Gjykaten Administrative



Numri dy i qeverise njekohesisht minister i Ekonomise Ilir Meta theksoi dje se ligji per Gjykaten Administrative nuk duhet te vazhdoje te bllokohet dhe kjo per te miren e integrimit te vendit. Cdo kushtezim eshte i papranueshem vecanerisht kur behet fjale per humbjen e nje programi konkret nga USAID-i dhe SHBA-te qe eshte vetem ne interes te qytetareve biznesit reformes ne sistemin e drejtesise dhe institucioneve - u shpreh Meta. Ai i ka cilesuar te papranueshme kushtet e opozites per ligjin duke vonuar miratimin e tij. Eshte e gabuar te gjykosh se duke bllokuar akte te tilla te rendesishme per funksionimin e institucioneve per klimen e biznesit apo per reformat ne Drejtesi mund te demtohet qeveria kjo eshte e papranueshme - tha Meta. Sipas tij integrimi europian i vendit eshte pergjegjesi jo vetem e qeverise por edhe e opozites ndersa nenvizoi se duhet treguar me shume pergjegjesi kombetare pjekuri politike dhe angazhim europian. Duke iu referuar deklarates se opozites e cila theksoi se do ta votoje projektligjin Per Gjykaten Administrative nese nis hetimi per zgjedhjet e 28 qershorit Meta tha se ekziston nje oferte e qarte per PS-ne e cila gezon mirekuptimin e plote edhe te partnereve nderkombetare dhe maxhoranca ka kaluar pertej kerkeses se saj.

29 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›