Topalli permes linjes telefonike falenderon raporteren Fajon per vendimin e heqjes se vizave
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka falenderuar koleget e Parlamentit Europian per vendimin qe moren ne LIBE per heqjen e vizave. Zyra e shtypit njofton se ne nje bisede telefonike me raporteren e PE-se Tania Fajon ajo tha se kjo stine eshte nje enderr e madhe qe po behet realitet. Topalli e falenderoi ne menyre te vecante raporteren e PE-se per punen dhe perkushtimin e saj ne mbeshtetje te heqjes se vizave per shqiptaret por dhe shprehu mirenjohjen per Kryetarin e Komisionit si dhe te gjithe koleget e tjere ne PE qe kane mbeshtetur levizjen e lire te shqiptareve. Raporterja Fajon tha se ky eshte nje votim i rendesishem dhe nje mesazh shume i forte pozitiv per qytetaret shqiptare. Kryetarja Topalli u shpreh gjate bisedes se Kuvendi i Shqiperise do te kete kenaqesine te mireprese ne Tirane zonjen Fajon bashke me koleget e tjere te delegacionit te PE.
Komisioni i Lirive Civile votoi me 49 vota dhe vetem 2 kundra heqjen e vizave ndersa Komisioni i Jashtem i Parlamentit Evropian miratoi propozimin e Komisionit Europian per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine 20 dite me pare
29 Shtator 2010