Gjykata Administrative, debate të ashpra në Komisionin e Ligjeve
Autori i Lajmit: red.
Projekligji për Gjykatën Administrative përplas opozitën dhe mazhorancën. Përfaqësuesit e dy partive të mëdha nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët as pas negociatave disa ditore për projektligjin “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative”. Madje varianti i ripërpunuar i Ministrisë së Drejtësisë ka përplasur fort kryetarin e Komisionit të Ligjeve me nënkryetarin e tij. Megjithëse ministri Enkelejd Alibeaj deklaroi se propozimet prej 22 faqesh të Partisë Socialiste janë përfshirë në draft, kjo e fundit ka mbetur e pakënaqur. “Është parashtruar jo vetëm vërejtja përkatëse, por dhe komenti përkatës për secilin prej vërejtjeve”, - tha kreu i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Ndërsa kreu i Ligjeve, Ilir Rusmali pohoi se nuk mund të vendosen ultimatume. “Në qoftë se ne themi o prano letrën time, ose përndryshe kapitullo, pastaj këtu kemi deklaratë lufte”,- u shpreh Ilir Rusmali, kryetar i Komisionit të Ligjeve. Por kjo deklaratë u kundërshtua nga nënkryetari Fatmir Xhafaj. “Kjo këmishë force që doni të vishni dhe ju personalisht dhe ministri përballë nesh, nuk i bën gjë tjetër veçse, nëse ka një vullnet për konsensus e shmang këtë konsensus”, - kundërshtoi ai. Por për Rusmalin “këmishë force do të thotë që të kërkosh një takim me këta ekspertë dhe ti detyrosh ti lidhësh këmbë e duar e ti thuash o prano materialin tim, ose ndryshe kjo nuk kalohet. Kjo është këmishë force”. Drafti ka patur kontestime dhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Anëtari i KLD-së i zgjedhur pak kohë më parë në këtë post nga Partia Demokratike ka kërkuar që të merren parasysh dhe vërejtjet e Këshillit. Palët i kanë akorduar vetes dhe disa ditë negociata, për ligjin i cili nuk mund të kalojë me shumicë të thjeshtë votash. Kështu e hëna është afati kur ekpertët e Ministrisë së Drejtësisë dhe ata të Partisë Socialiste do të kenë gati variantin përfundimtar të Gjykatës Administrative.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2009