Taksa për bizneset, LSI bashkon votat me PD-në
Autori i Lajmit: Suela Topi
Socialistët kundërshtojnë propozimin e demokratëve: Po përdoret për fushatë
Lëvizja Socialiste për Integrim bashkon përsëri votat me demokratët por këtë herë për të kaluar një ligj të kontestuar nga Partia Socialiste. Ulja e taksës që bizneset duhet të paguajnë për të bërë studimet urbanistike ka kaluar në Komisionin e Ligjeve me votat e LSI-së dhe të mazhorancës dhe me kontestime të shumta nga socialistët. Ky ndryshim ul taksën nga 1 për qind që ka qenë në ligjin aktual në 0.1 për qind. Për deputetët e PS-së ky ndryshim është vetëm për efekte elektorale. Nënkryetari socialist i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj tha se PD po bën lojën e disa bizneseve në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.
Bashkëpunimi
Vazhdon bashkëpunimi PD-LSI por këtë herë jo për të rrëzuar buxhetin e bashkisë së Tiranës por për të kaluar në Komisionin e Ligjeve një ndryshim në ligjin “Për Urbanistikën” të miratuar pak kohë më parë. Me këtë ndryshim të bërë në ligjin ekzistues pakësohen të ardhurat në arkën e pushtetit vendor. Bëhet fjalë për një ndryshim në ligjin “Për urbanistikën”, sipas të cilit taksa për studimet urbanistike prej 1 për qind që i paguhet pushtetit vendor të zonës ku kryhet investimi ulet dhe shkon në 0.1 për qind. “Për projektet e infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve, tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshi makineritë dhe pajisjet për projektet, përpara marrjes së dokumentit të lejes së ndertimit, paguhet 0.1 për qind e vlerës së investimit, që depozitohet në llogari të financimit të studimeve urbanistike të pushtetit vendor, por në çdo rast, jo më e vogël se vlera e nevojshme për të financuar studimet që pushteti vendor duhet të bëjë për këto investime të infrastrukturës, përveçse kur është parashikuar ndryshe nga ligje të veçanta”, - thuhet në ndryshimin e propozuar në nenin 51 të ligjit. Deputetë të Partisë Socialiste e kontestuan këtë ndryshim i cili sipas tyre është një përpjekje e qeverisë për të bërë lojën e disa bizneseve në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, para që sipas tyre nga pushteti vendor do të shkojnë për interesa të tjera të fushatës së partisë në pushtet. Sipas Besnik Dervishit, ndryshimet e propozuara shkojnë në kah të kundërt me atë çka synohet sepse ulen financat e qeverisjes vendore. “Nga njëra anë ne kërkojmë të ketë sa më shumë studime urbanistike, të hartohen plane rregulluese dhe nga ana tjetër veprojmë në kundërshtim me këto objektiva dhe cënojmë financat e qeverisjes vendore. Për këtë arsye ne shohim të paargumentuar dhe nuk mund të jemi dakort me këtë projekt”, - tha ai. Deputeti tjetër socialist, Pandeli Majko e konsideroi këtë ndryshim si një dhuratë për kompanitë që do bëjnë ndërtime në vendin tonë. “Dhe nuk janë pak pasi bëhet fjalë për një shumë nga 1 për qind në 0.1 për qind, pra për 0.9 për qind. Pra në mes të lojës ju ndryshoni rregullat e lojës”, - tha ai. Edhe më i ashpër ishte qëndrimi i deputetit Xhafaj i cili e quajti ndryshimin si favor në prag fushate. “Duket fare qartë se është një pazar për disa projekte të cilat ju keni ndermend që për 100 arsye, dhe mbi të gjitha për arsye pazari që ti jepni një shans që një masë lekësh prej 0.9 për qindësh ju ta hiqni dhe dhe ta çoni diku tjetër. Mund të jetë për ta futur në xhepat e dikujt, mund të jetë për qëllime elektorale dhe në ditët që do vijnë me siguri do të dëgjojmë ndonjë nga ato historitë që kemi dëgjuar shpesh këto kohët e fundit”, - tha ai. Por specialisti ka shpjeguar se për ndryshimin është patur parasysh kërkesa e pushtetit vendor i cili ka një kosto të caktuar për studimet që bëjnë në këtë fushë. Ligji ka kaluar me votat e mazhorancës dhe të deputeti Spartak Braho e Spiro Peçi ndërsa pesë socialistët kanë votuar kundër.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2009