KQZ: Fletën e votimit me elementë sigurie si në 2007-ën
Autori i Lajmit: red.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi në parim projektvendimin për modelin e fletës së votimit për zgjedhjet e ardhshme. Anëtarët e KQZ-së vendosën dje se fleta e votimit e cila do të përdoret në zgjedhjet e 28 qershorit, do të ketë të njëjtat elemente sigurie si ajo e përdorur në zgjedhjet lokale të 2007-ës. Fleta e votimit do të jetë 30 cm e gjerë dhe 42 cm e gjatë. Fleta do të ketë dy shtresa për të shmangur transprarencën e saj dhe do të jetë e përbërë nga fibra karboni ulktraviolet. Gjithashtu projektvendimi për fletën e votimit për zgjedhjet e 28 qershorit parashikon formën e shkrimit, madhësinë, ngjyrën dhe elemente të tjerë përbërës. Përsa i përket përcaktimit të subjekteve politike apo koalicioneve që do të shënohen në fletë, Komisioni e shtyu vendimin për në mbledhjen e ardhshme. KQZ miratoi po në ketë mbledhje modelet e tabelave të rezultateve dhe strategjinë e trajnimit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore në nivelet e dyta dhe të treta. Ndërkohë që sot pritet miratimi i projekt-vendimit “Për mënyrën e ngritjes dhe caktimit të vendndodhjes së QV-ve dhe përgatitjen e hartës së njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet” si dhe projekt-vendimin “Për miratimin e llojit të bojës matrikullese për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë 2009”.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2009