Letërnjoftimet, PS: “Qeveria po neglizhon procesin”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste ka hedhur poshtë deklaratat e zvendësministrit të Brendshëm, Ferdinand Poni se zyrat e aplikimit po shtriheshin në gjithë vendin, duke deklaruar se procesi i aplikimit për letërnjoftime po deformohet. Sipas Sekretarit për Çështjet Ligjore në PS, Damian Gjiknuri procesi i aplikimit për letërnjoftime është një proces i mbushur me shumë probleme dhe që qeveria po përkeqëson një çështje që i përket kryesisht asaj. “Është detyrim i qeverisë që të marrë të gjitha masat për njoftimin dhe aplikimin me përparësi të të gjithë zgjedhësve që nuk kanë pasaportë, siç ka parashikuar edhe Kodi Zgjedhor, si dhe të ushtrojë të gjithë kujdesin e duhur që këto lista të jenë të sakta, pasi nga të dhënat në terren ky numër rezulton të jetë shumë më i lartë”, -tha ai. Gjiknuri pohoi se nuk është përgjegjësi e opozitës, por vetëm e qeverisë, që nuk ka zhvilluar fushatën e duhur për informimin e qytetarëve për këtë proces, si dhe sanksionet që lidhen me to. “Mjafton të hyni në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme dhe do të shikoni që nuk ka asnjë informacion për këtë proces përveç ndonjë deklatratë të Ponit. E kemi përsëritur edhe më parë, që zgjedhjet rrezikohen nga mospajisja në kohë e shtetasve që nuk kanë pasaportë dhe jo nga fluksi i ulët i aplikimit për shtetasit e tjerë”, - tha Gjiknuri. Ai akuzoi mazhorancën se ajo që në mënyrë sistematike po refuzon ngritjen e nje komisioni ad hoc monitorues, pikërisht edhe për të bërë të qartë se ku fillojnë dhe ku mbarojnë përgjegjësitë e saj politike në këtë proces.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2009