OSBE thirrje shqiptarëve: Pajisuni me letërnjoftime
Autori i Lajmit: Suela Topi
OSBE-së u bën thirrje shqiptarëve të pajisen me letërnjoftime për të kontribuar në këtë mënyrë në procesin zgjedhor të 28 qershorit. Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosh dhe zvendësministri, Ferdiand Poni ishin dje në njësinë bashkiake nr 7, Tiranë, ku vëzhguan nga afër procesin e kartave të identitetit. Bosh ftoi qytetarët të pajisen me dokumentat e reja, pasi vetëm kështu do dëshmojnë votën e tyre. Suke parë nga afër këtë proces ai pohoi se mungon interesi i qytetarëve për tu pajisur me letërnjoftime. Lidhur me vonesat e këtij procesi, amabasadori i OSBE-së, pohoi se ka marrë garanci nga zvendësministi se procesi i aplikimit do të shtrihej së shpejti në gjithë vendin. Ndërkohë që Poni akuzoi opozitën për keqinformime rreth procesit të aplikimit për karta.
Thirrja
Bosh u ka bërë apel qytetarëve që të aplikojnë për karta identiteti pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një proces zgjedhor demokratik. I ndodhur në njësinë bashkiake numër 7 në Tiranë për të vëzhguar nga afër këtë proces, së bashku me zvendësministrin e Ministrisë së Brendshme, Ferdinant Poni, ambasadori theksoi për mediat se edhe qytetarët me pasaporta duhet të aplikojnë për këto mjete identifikimi. “Ne si OSBE jemi të interesuar për të patur zgjedhje të lira e të mira, e për këtë arsye jemi të interesuar gjithashtu që njerëzit të vijnë sa më shpejt të jetë e mundur për t u paisur me karta identiteti”, - tha ai. Duke u ndalur edhe mbi çështjen e prioritetit që i është dhënë personave që nuk zotërojnë pasaportë për jashtë vendit, ambasadori i OSBE-së tha se ky prioritet nuk nënkupton që të tjerët nuk munden të aplikojnë. “Të gjithë qytetarët, duhet të vijnë në zyrat e aplikimit sa më shpejt që të jetë e mundur për të përmbushur detyrat e tyre si qytetarë të këtij vendi, sepse të votuarit është ende një detyrë e një qytetari të një vendi demokratik” ,- theksoi ai. Ambasadori i OSBE-së shtoi se është krijuar përshtypja se njerëzit nuk vijnë për të aplikuar për karta identiteti pasi mendojnë se duke pasur pasaporta nuk është e nevojshme të aplikojnë. “Vërtet ata që janë të papajisur me pasaportë kanë prioritet në pajisje me karta identiteti por kjo nuk do të thotë se qytetarët e tjerë nuk duhet të vijnë të aplikojnë”, - tha ai. I pyetur për vonesat, shefi i OSBE-së në Tiranë theksoi se kishte marrë garanci nga zvendësministri i Brendshëm, Ferdinad Poni, se procesi i aplikimit së shpejti do të shtrihej në të gjithë vendin. Edhe një herë në emër të institucionit që ai përfaqëson, Bosh ka nënvizuar se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme. “Vota është detyrë çdonjërit për një vend demokratik”, - tha Bosh. Nga ana e tij zëvendësministri i Brendshëm konfirmoi se deri më 15 mars, procesi i aplikimit do të përfundojë në të gjitha zonat me mbi 5 mijë banorë. “Aktualisht në më shumë se 75 % të territorit, janë hapur zyrat që shërbejnë për aplikimin për letërnjoftime”, - theksoi ai. Sipas numri dy të ministrisë së Brendshme, procesi nuk ka hasur probleme dhe se kjo ministri ka nën kontroll të gjitha njësitë vendore. Lidhur me vonesat në afate, Poni ka akuzuar opozitën, se po e deformon procesin e pajisjes me letërnjoftime të qytetarëve.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2009