Gjykata Administrative, mbërrijnë ekspertët austriakë
Duket se projekti për ngritjen e Gjykatës Administrative është duke u konkretizuar, vetëm pak kohë pas miratimit të ligjit "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë". Lajmin e konfirmojnë burime pranë Ministrisë së Financave, e cila së bashku me Ministrinë e Drejtësisë, janë institucionet përgjegjëse për zbatimin e kësaj reforme në fushën e çështjeve gjyqësore vetëm për biznesin. Për fillimin e punimeve, pak ditë më parë ishte shprehur dhe zv/ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, sipas të cilit projekti ka shumë mundësi të përfundojë në tetor të këtij viti. Krijimi i Gjykatës Administrative do t‘u krijonte hapësira të mëdha ligjore bizneseve në vend në shqyrtimin e çështjeve administrative në raport me vendimin e inspektorëve tatimorë.
Ekspertët
Kanë pak ditë që kanë mbërritur në vendin tonë me synim bashkëpunimin me palën shqiptare në ngritjen e Gjykatës Administrative. Grupi i ekspertëve ligjorë nga shteti i Austrisë ka nisur punën në rishqyrtimin e legjislacionit tonë, në mënyrë që kuadri rregullator për funksionimin e gjykatës të jetë sa më perfekt. Përveç çështjeve administrative mes bizneseve dhe administratës tatimore, gjykata do të shërbejë edhe për trajtimin e çështjeve të karakterit tregtar, për shoqëritë e këtij lloji.
Ligji
Me miratimin e ligjit "Për procedurat tatimore", në njërin nga nenet e tij, "Shkallët e apelimit", thuhet se Komisioni i Apelimit në Ministrinë e Financave do të humbë funksionin 60 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit. Në këtë mënyrë, bizneset përplasen vetëm te njëra shkallë e apelimit, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku dhe shanset për të fituar janë të pakta. E vetmja shkallë apelimi ku bizneset merrnim një gjykim të pavarur dhe të drejtë, ishte komisioni në ministri, i përbërë nga shtatë anëtarë, ku tre prej tyre vijnë nga bota akademike dhe komuniteti i biznesit. Në këtë mënyrë, shkrirja e këtij komisioni i detyronte strukturat e qeverisë të ndërmerrnin një tjetër hap më të reformuar: krijimin e Gjykatave Administrative. Duke qenë se ligji për procedurat tatimore parashikon një sërë sanksionesh tepër të rënda për biznesin, përfshirë dhe forcimin e kompetencave të inspektorëve tatimorë në raport me subjektet private, krijimi i kësaj gjykata do të ishte forma më e mirë në zgjidhjen e çështjeve administrative të të dy palëve.