E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshillat studentorë: Jemi të pavarur

Strukturat studentore të Universitetit të Tiranës janë mbledhur dje për të treguar se ato funksionojnë në mënyrë të pavarur nga drejtuesit e tyre, dekanët e fakulteteve. Të zgjedhur me votën e studentëve në muajin janar, kryetarët e këshillave të fakulteteve të çdo fakulteti kanë vendosur dje që kryesinë për periudhë ta mbajë Fakulteti i Mjekësisë. "Ata u shprehën se do të bëhen zë i fortë në mbrojtje të interesit të studentëve". Një nga kërkesat e tyre ishte dhe vendosja e një pedagogu pranë Këshillit Studentor të çdo fakulteti. Për herë të parë këtë vit studentët përfaqësohen edhe në strukturat drejtuese të universitetit. Kështu në çdo senat të universiteteve ka nga një student. Ai ka të drejtë të plotë vote dhe vendimmarrje si gjithë anëtarët e tjerë të senatit që janë pedagogë. Për sa i përket fuqisë së tyre në vendimmarrje, studentët pranuan se deri tani nuk janë pyetur, por me riorganizimin e këshillave të fakulteteve do të rrisin reputacionin e tyre, në mënyrë që të dëgjohen në vendimmarrjen e fakulteteve. Gjithashtu, ato u shprehën se janë njohur me draftin për statutin e universitetit dhe gjithë rregulloret e tjera që kanë dalë këtë vit. Madje u është kërkuar të bëjnë vërejtjet përkatëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›