Ura Vajgurore, uji i përzier me fekale
Zona ku u infektuan afro 70 qytetarë të Urës Vajgurore është ende e rrezikshme. Aty uji i pijshëm është i përzier me fekale. Këtë e ka deklaruar dje Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli. Sipas tij, nga analizat e bëra është arritur në konkluzionin se "në një zonë të Bashkisë së Urës Vajgurore, ujërat e bardha janë përzier me të zezat". Nisur nga ky fakt, ISHP-ja ka kryer urgjent rritjen e sasisë së klorit në ujë. "E kemi ngritur në 2 miligramë për litër sasinë e klorit në një litër ujë", u shpreh Ylli.
Ndërsa normalja është 0.3-0.8 miligram për litër. Gjithashtu, drejtori i ISHP-së, thotë se janë izoluar rezervuarët, në mënyrë që uji i ndotur të mos përhapet në lagjet e tjera përreth. Por, këshilla më e vlefshme për qytetarët e kësaj zone është se duhet ta ziejnë ujin para sa ta përdorin për të qenë më të sigurt.
Ndërkohë, edhe inspektorë të shëndetësisë në Bashkinë e Urës Vajgurore pohojnë se kanë marrë masa urgjente për të eliminuar përhapjen e kësaj epidemie të rënë në këtë qytezë. Sipas tyre, janë marrë masa për të bllokuar autobotet që tregtojnë ujë të pijshëm deri në një urdhër të dytë, pasi banorët e kësaj zone konsumojnë ujin e tyre.
Gjendja kritike ka ngritur në këmbë jo vetëm Drejtorinë e Higjienës në Berat, por dhe ata të qendrës në Tiranë. Pas analizash të shumta nga kjo drejtori, është konfirmuar se ka ndotje në ujin e pijshëm. Përgjigjja përfundimtare e laboratorit doli dje kur u konfirmua përzierja e ujërave të bardha me ato të zeza.
Banorët e Urës Vajgurore pohojnë se nuk është vetëm uji që përbën rrezik epidemie, por tmerri i tyre janë minjtë, që janë përhapur në këtë zonë kohët e fundit. Pusetat e hapura të ujërave të zeza i gjen përgjatë gjithë rrugës së lagjes "Gur i Bardhë", ku u shfaq së pari virusi misterioz, që shkakton diarre dhe të vjella. Pusetat, që janë vendstrehim i përshtatshëm për minjtë, ndodhen edhe pranë vendeve ku tregtohen ushqime, si dhe pranë furrës së bukës. Këto puseta, sipas banorëve të lagjes "Gur i Bardhë" në Urën Vajgurore, janë hapur një javë më parë dhe askush nuk e merr mundimin t‘i mbulojë. Disa herë është tentuar mbyllja e pusetave në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve, por nuk është marrë një përgjigje konkrete.
Afro 70 banorë të Urës Vajgurore u prekën nga një epidemi që shpërtheu katër ditë më parë në zonë. Të sëmurët janë mjekuar dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre. Mësohet se vetëm 2 janë ende në spital për kurim. Ata kanë infeksion në zorrë, si pasojë e ujit të pisët që kanë konsumuar. Uji i përzier me fekale infektoi një numër të madh banorësh brenda pak ditësh në këtë qytezë të vogël në Prefekturën e Beratit. Pas epidemisë, banorët shprehen të frikësuar edhe për sëmundje të tjera, që mund të marrin nga papastërtitë në ambientin ku jetojnë. Gjithsesi, ata aktualisht duhet të bëjnë kujdesin kryesor me ujin e pijshëm, që buron në çezmat e shtëpive të tyre.
Uji i zier
Banorët e zonës së Ujës Vajgurore duhet ta përdorin ujin e pijshëm të zier. Pra, uji që rrjedh në çezmat e tyre nuk është ende aq i sigurt, edhe pse ka sasi të madhe klori. Kreu i ISHP-së, Alban Ylli, njëkohësisht mjek epidemiolog, këshillon që të gjithë banorët për të qenë të sigurt duhet të valojnë ujin para përdorimit. Mikrobet mbyten nga zierja, edhe pse uji nuk e ruan shijen e mëparshme. Por, për situatën ku gjendet zona, zierja e tij është e domosdoshme. Bëhet fjalë për ujin që ata përdorin për të pirë, për të larë frutat e perimet, si dhe për të gatuar.