E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Administrative si do te arrihen 84 votat

Nuk perjashtohen bisedimet me deputetet e Nanos. Meta i sigurt ne miratimin e ligjit per gjykaten.

Perkundrejt thirrjeve te Kryeministrit Sali Berisha ndaj opozites per ligjin per ngritjen e Gjykates Administrative zevendesi i tij ne qeveri Ilir Meta ka shprehur sigurine e plote se mazhoranca do ti arrije 84 votat ne Kuvend. Nje deklarate e tille e zevendeskryeministrit dhe kreut te LSI-se le te hapur mundesine qe koalicioni i djathte do te negocioje me individe te vecante brenda Kuvendit per te mundesuar miratimin e ligjit per te cilin apeloi edhe SHBA. Behet fjale per negociata me kundershtaret e kryetarit te PS-se Edi Rama qe jane edhe mbeshtetes te ish-kryetarit socialist Fatos Nano. Ky grup i cili perbehet nga deputetet Ben Blushi Kastriot Islami Andis Harasani Arben Malaj dhe Marko Bello ka kundershtuar ne mbledhjen e meparshme te grupit te PS-se qendrimin bojkotues ndaj ligjit qe krijon Gjykaten Administrative. Madje ata ngriten zerin per votim ne Kuvend pasi eshte edhe kerkese e SHBA-se. Por kundrejt kesaj Edi Rama vazhdon te bojkotoje kete ligj me justifikimin se nuk do ti jape Kryeministrit Berisha edhe nje gjykate tjeter. Ndryshe nga Rama SHBA mendon te kunderten e cila pas tri ultimatumeve te njepasnjeshme dergoi para dy diteve zv. ambasadoren ne Tirane Deborah Jones ne zyren e z. Rama nga ku mesohet se eshte kerkuar qe te heqe dore nga bojkoti pasi po demton projektin e USAID-it per Shqiperine.

Pas takimit Jones nuk dha asnje koment per mediat por qellimi i bisedes mes te dyve mendohet te kete qene qendrimi i kundert i socialisteve ne Kuvend per Gjykaten Administrative nje projekt i financuar nga amerikanet. Socialistet e kane kushtezuar voten e tyre per Gjykaten Administrative me transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit ndersa kane kerkuar edhe ndryshime shtese ne kete ligj. Nga ana tjeter kreu i mazhorances Sali Berisha per dite me radhe ka riperseritur ftesen e tij per te miratuar Gjykaten Administrative ne Kuvend me cfaredo ndryshimesh qe te propozoje PS-se. Por ajo serish vazhdon te bojkotoje. Ne nje situate te tille kur dhe SHBA kerkon me urgjence miratimin ne Kuvend e djathta ne pushtet duket se e ka te pashmangshme hyrjen ne bisedime me pjesen brenda PS-se qe e mbeshtet nje vendim te tille. Kjo do te bente te mundur pikerisht ate cfare kerkon dhe SHBA miratimin ne Kuvend te ligjit per krijimin e Gjykates Administrative.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›