ILDKP-KLD kontroll te perbashket per pasurite e gjyqtareve
Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Keshilli i Larte i Drejtesise kane hartuar nje strategji te perbashket per realizimin e transparences se pasurive te gjyqtareve dhe te familjareve te tyre. Zbatimi i kesaj praktike e cila synon zbatimin ne praktike te bashkepunimit nderinstitucional per investigimin e interesave private te subjekteve me funksion gjyqtar do te firmoset sot nga inspektori i Pergjithshem i ILDKP Adriatik Llalla dhe zevendeskryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu. Dy drejtuesit e institucioneve do ti pergjigjen interesimit te medias per kete ceshtje.