E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina del jashtë rruge, vdes një 60-vjeçar

Berat

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën pasditen e djeshme një 60-vjeçari nga një fshat i rrethit të Beratit, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti i rëndë. Ngjarja rrugore ka ndodhur rreth orës 17.30 të së dielës, kur një mjet tip “Rang Rover” me targa të Beratit ka dalë nga rruga duke i marrë jetën drejtuesit Ramadan çela, 60 vjeç, banor i fshatit Nishovë në rrethin e Beratit. Mësohet se 60-vjeçari udhëtonte në aksin rrugor Skrapar–Berat, ndërkohë që në dalje të qytetit të Poliçanit automjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore. Kanë qenë kalimtarët e rastit që sapo kanë pikasur makinën e aksidentuar janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë drejtuesit të mjetit, i cili mësohet se ka humbur jetën brenda pak minutash pa mundur të marrë dot ndihmën e parë mjekësore. Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur më pas ekspertët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet e para për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›