Gjykata: Arrest me burg 20 ditë për Sali Lushën
Gjykata e Kavajës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 20 ditor për Sali Lushën, i cili u arrestua disa ditë më parë për kundërshtim të forcave të policisë dhe prishje të qetësisë publike, në kompleksin e tij në Golem.
KAVAJE- Pasi ka dëgjuar pretendimet e përfaqësuesit të akuzës dhe të mbrojtjes Gjykata e Kavajës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 20 ditor për Sali Lushën, Avdyl Gjomakajn, Shkëlzen Susën dhe Renaldo Gecajn, ndërsa masën “detyrim paraqitjeje” për Visar Kasharin, Mariglen Bllikun, Rusin Grazhanin. Ish badigardi i kryeministrit Sali Berisha u ndalua disa ditë më parë për shkak të moszbatimit të urdhërit më të funit të policisë për ndotjen akustike në kompleksin e tij në Golem.
Arrestimi ka ndodhur në orët e vona të natës, për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të forcave të policisë.
Sipas versionit të policisë, Sali Lusha, pronar i kompleksit Rio në zonën e “shkëmbit të Kavajës” nuk i është bindur efektivave të cilët i kanë kërkuar ulje të volumit të muzikës në lokalin e tij.
Në këtë debat janë përshirë dhe 7 të rinjtë, Visar Kashari, Shkelzen Susa, Mariglen Blliku, Renaldo Gecaj, Rusin Grazhani, Avdyl Gjomakaj dhe Egdar Muca u arrestuan në të njëjtën akuzë, kundërshtim të forcave të policisë dhe prishje të qetësisë publike.
Sipas pushuesve që ishin të pra nishëm mbrëmjen e së mërkurës në kompleksin Rio duke thënë se policia është sjellë në mënyrë agresive pa motiv dhe mbi të gjitha deklarojnë se u është prishur mbrëmja pa shkak.
Ndërsa kompozitori Gjergj Leka i cili performoi atë mbrëmje në kompeksin e Sali Lushës, shprehet se dhuna e policisë nuk kishte të bënte me oraret e muzikës sepse sipas tij janë zbatuar të gjitha oraret e vendosura për mbylljen e mbrëmjes duke i dhënë fund në 23:59 minuta. Leka thekson se dhuna e përdorur është e papranueshme. (e.n/BalkanWeb)