E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, sherr për pronat mes kushërinjve

Mahmet Mallosi ishte kthyer në fshatin e tij të lindjes ku pasi ka takuar kushërinjtë e tij ka nisur të debatojë për tokën e trashëguar nga prindërit. Debati ka degjeneruar në përdorimin e armëve por pa shkaktuar të lënduar. 

ELBASAN- Sherri për pronat e trashëguara për pak sa nuk ka përfunduar me të lënduar apo viktima. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Mamel të Elbasanit. Mahmet Mallosi ishte kthyer në fshatin e tij të lindjes ku pasi ka takuar kushërinjtë e tij ka nisur të debatojë për tokën e trashëguar nga prindërit.
Debati mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e armës që 64-vjecarit ndaj të afërmit të tij Xhevahir Mallosi. Fatmirësisht situata nuk ka arritur deri në të shtëna dhe për pasojë nuk pati të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila bëri ndalimin e autorit Mehmet Mallosi duke i sekuestruar dhe armën e zjarrit.
(e.n/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›