Grabitje me armë në Pukë-Shkodër, në pranga 3 autorët
Rikthehen grabitjet në vend. Rasti i fundit u regjistrua në aksin Pukë-Shkodër, kur persona të armatosur kanë grabitur një makinë. Policia e Pukës ka bërë të mundur arrestimin e 3 personave përgjegjës.
PUKE- Grabitje me maska në aksin Pukë-Shkodër në vendin e quajtur Qafë Qelë. Persona të armatosur kanë grabitur me armë një automjet me targa angleze duke i marrë 3500 euro. Grabitësit kanë ndaluar makinën dhe më pas kanë goditur me tytën e armës shoferin e makinës duke i shkaktuar plagë të rënda.
Policia e Pukës ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tre personave përgjegjës. Ndërkohë nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve. (e.n/BalkanWeb)