Kthimi i emigrantëve, trafik i rënduar në Fushë Krujë
Kthimi i emigrantëve dhe kalimi i mjeteve të tonazhit të lartë krijon trafik të rënduar në rrugët e qytetit të Fushë Krujës. Banorët ankohen se cdo ditë qyteti përfshihet nga kaosi i mjeteve të shumta.
FUSHE-KRUJE- prej disa ditësh rrugët në qytetin e Fushë Krujës janë të mbingarkuara. Që prej orëve të para të mëngjesit qarkullimi nis të rëndohet ndërsa në mesditë është thuajse e pamundur të kalosh përmes qytetit. Dhjetra makina qëndrojnë në radhë duke krijuar kaos dhe zhurmë në qytet. Për banorët e Fushë krujës kjo gjendje është e padurueshme, prandaj duke kritikuar punën e policisë rrugore, kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme për të risjellë rregullin.
Shkak i kësaj gjendje të rënduar në rrugët e Fushë Krujës është shtimi i qarkullimit të makinave si pasojë e kthimit të emigrantëve për pushime, si dhe kalimi në mes të qytetit i makinave të tonazhit të lartë.
(e.n/Balkanweb)