E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata: Burg në Mungesë për Taçin dhe truprojat

Gjykata e Tiranës ka shpallur masën e arrestit me burg pa afat për Rezart Taçin dhe dy truprojat e tij të arrestuar dy ditë më parë. Bisnesmeni është shpallur person në kërkim ndërsa vlerësimi i masës së sigurisë për dy truprojat e tij u dha sot nga gjyqtarja e çështjes. Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndryshe nga shumë seanca parardhëse është zhvilluar me dyer të hapura vetëm për dy televizionet Vizion Plus dhe Top Channel. Kjo me arsyetimin se me shumë gazetarë dhe kameramanë brenda sallës së stërmadhe të gjykatës do të krijohej kaos dhe zhurmë. Avokatët mbrojtës të dy truprojave të Rezart Taçit, deklarun se do ta apelojne vendimin e gjykatës, duke rrëzuar pretendimin e akuzës se gazetari Mero Baze është qëlluar për shkak të detyrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›