Cilësia e ujit një prej kushteve të Integrimit të Shqipërisë në BE
Cilësia e ujit ashtu si lufta ndaj korrupsionit apo reforma në drejtësi është kusht për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Këtë fakt na i kujton ambasadori i KE-së në Tiranë Helmut Lohan i cili ka qenë i pranishëm së bashku me ministren e Intergrimit Majlinda Bregu në Konferencën e 9-të Kombëtare të ujit dhe kanalizimeve, të organizuar në Javën Botërore të Ujit. Duke shkëputur pjesë të raportit vjetor të KE-së për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve Ambasadori Lohan ka kërkuar më shumë investime në këtë sektor dhe strategji afatmesme dhe afatgjata për të rritur cilësinë e ujit të pijshëm.
Investimet në sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë kosto të lartë por janë të domosdoshme. Ka patur progres falë investimeve të qeverisë në këtë sektor, por më shumë duhet të bëhet në këtë drejtim. Nuk duhet të lejohet të shpërdorohet ujë i pijshëm dhe për këtë sjell rastin e lavazheve që përdorin pikërisht ujin e pijshëm për të punuar.
Duke pranuar këndvështrimin e Ambasadorit Lohan për rëndësinë që ka sektori i Ujësjellës-kanalizimeve për integrimin europian, ministria Bregu deklaroi se është bërë një punë e mirë e ministrive të linjës për implemetimin e strategjisë së BE-së për ujin.
Një ditë më parë Kryeministri Berisha gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë siguroi se katër vitet që vijnë, janë vitet më ambicioze në historinë e këtij vendi për garantimin e qytetarëve shqiptarë furnizim 24 orë me ujë, vitet në të cilat qeveria zotohet të përfundojë mbi 14 impiante të kanalizimeve të ujërave të zeza. Berisha tha se qeveria është e angazhuar të rindërtojë dhe rrjetëzojë sistemin e kanalizimeve në sipërfaqen më të gjerë të mundshme.