Shkup, Polici 14 vjet burg për vrasjen e një të riu
SHKUP-Një gjykatë në Maqedoni e ka dënuar pjesëtarin e forcës elite policore, Igor Spasov, me 14 vjet burg, për vrasje të një mbështetësi të ri të partisë në qeveri, në festimet pas zgjedhjeve.
Zyrtarët gjyqësor thanë se ai u shpall fajtor për vrasjen e Martin Neshkoskit, 22 vjeçar, më 5 qershor të vitit 2011, pasi ishin bërë të ditur rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme.
Igor Spasov i ka hedhur poshtë akuzat.
Gjykata tha se polici e kishte rrahur Neshkoskin për vdekje, në sheshin qendror të Shkupit, pasi ai ishte përpjekur të depërtonte në skenë për të festuar me udhëheqësit e lartë të partisë fituese.
Vdekja e këtij të riu kishte shkaktuar një valë të demonstratave kundër brutalitetit policor. Protestuesit e kishin akuzuar policinë se po përpiqej ta fshihte vrasjen.
(d.b/BalkanWeb)