E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata: “Detyrim për paraqitje” Erion Korinit, rrahu të fejuarën

18/06/2010 Dy herë në muaj do të shkojë në gjykatë

TIRANË- Dhunoi të fejuarën, e shtyu drejt vetëvrasjes dhe dje është lënë i lirë nga gjykata. Erion Korini do të paraqitet dy herë në muaj në policinë gjyqësore, duke u hetuar në gjendje të lirë për akuzën e “shtytjes drejt vetëvrasjes”. Këtë vendim e mori dje gjyqtarja Rezarta Vigani. Ndërkohë që bëhet e ditur se vet Korini është shprehur se nuk ka bërë veprime të dhunshme me të fejuarën, pavarësisht mosmarrëveshjeve që kanë pasur kohët e fundit. Gjykata ka marrë parasysh kërkesën e prokurorit, për ta lënë në “detyrim paraqitje”, këngëtarin. Tre ditë më parë ai u vu në pranga pasi rrahu dhe shtyu drejt vetëvrasjes të fejuarën Marvina Stefa. Gjithçka sipas Korinit ka ardhur nga xhelozia. Ai është shprehur se kishin gati një muaj që mes tyre nuk po funksiononte bashkëjetesa. Nga ana e Prokurorisë është vërtetuar fakti se në momentin, kur këngëtari ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës ka qenë i dehur. Konsumimi i tepërt i alkoolit, ka bërë që Korini të rris “dozën” e dhunës ndaj të fejuarës, deri në atë masë sa ajo të merrte hapin e rëndë për t’u vetëvrarë. Po kështu ka qenë vetë Korini ai që ka lajmëruar forcat e policisë për të parandaluar një tragjedi.

A.Ç

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›