Sezoni turistik, Kroacia heq vizat me Shqipërinë
Kroacia heq vizat per qytetaret shqiptare për 4 muajt e ardhshem. Vendimi eshte mare nga qeveria e Zagrebit, ndersa ne Tirane ate ia ka komunikuar kryeministrit Berisha, ambasadori i Kroacise Darko Javorski. Levizja pa viza drejt Kroacise per te gjithe qytetaret e Shqiperise fillon ne 1 korrik dhe eshte ne fuqi deri ne 31 tetor 2010. Autoritetet e Tiranes kane vite qe u kerkojne zyrtareve te Zagrebit heqjen e vizave, ashtu sic ndodh per qytetaret kroate, te cilet ne Shqiperi hyjne pa pasur nevoje per vize. Ky vendim eshte mare per sezonin turistik, pasi vitet e fundit qytetaret shqiptare po frekuentojne bregdetin kroat.
“Kjo eshte nje shprehje marrëdhënieve te ngushta te partneritet dhe miqësisë qe ekzistojnë midis te dy vendeve, te cilat u anëtarësuan se bashku ne NATO dhe kane ndërtuar një game te gjere bashkëpunimi te shkëlqyer ne te gjitha fushat ne te dobi te te mirës se ndërsjelle te te dy popujve”, i ka thene ambasadori kroat kryeministrit Berisha.
Pala kroate thote se ky vendim vjen edhe si rezultat i rezultateve te qeverise shqiptare ne përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave me BE, çka ka bere te mundur qe kontrolli i kufijve dhe siguria e dokumenteve ne Shqipëri te jete ne standardet me te larta ne Evrope. Po ashtu nga ky vendim perfitojne edhe emigrantet shqiptare qe dëshirojnë te kalojnë pushimet ne Shqipëri dhe u duhet për ketë te lëvizin transit përmes Kroacisë.
Alsat