Gjimnazistet Serb vizitojne Berati
18/06/2010 Udhëtimi i tyre i organizuar nga Ministria e Jashtme. Nxënësit: Kishim dëgjuar shumë për Beratin
BERAT- Pasi vizituan Tiranën zyrtare ditën e mërkurë gjimnazistët serb dhe shqiptarë nga Presheva dhe Bujanovski kanë mbërritur ditën e djeshme në qytetin e Beratit. Në vijim të vizitës së tyre në vendin tonë organizuar nga Ministria e Jashtme, pas premtimit që ministri i Jashtëm dhe zv/kryeministri Ilir Meta bëri në Beograd pak ditë më parë që të rinjtë të njohin serbë dhe ata shqiptarë nga afër vendin tonë 104 vizitorët e ardhur nga Presheva dhe Bujanovski shprehën dëshirën e tyre për të vizituar dhe qytetin e Beratit.
Vizita
Rreth orës 10:30 të ditës së djeshme nxënësit më të mirë të shkollave të mesme dhe nëntëvjeçare të Preshevës dhe luginës së Bujanovskit mbërritën në qytetin muze të Beratit. Dy autobusët e mbërritur nga Tirana ku udhëtonin gjimnazistët mbërritën fillimisht në qendër të qytetit, ndërsa më pas udhëtuan drejt lagjes “Kala”, ku panë nga afër lagjen simbol të këtij qyteti dhe muzeun etnografik. Agim Hasani, drejtori i Inspektoratit të Arsimit në Bujanovsk, u shpreh rreth vizitës së nxënësve që kishin shfaqur dëshirën për të vizituar këtë qytet, pasi kishin dëgjuar shumë rreth tij. Hasani u shpreh se në këtë vizitë që po zhvillohet në vendin tonë janë përfshirë nxënësit më të mirë të shkollave të Preshevës dhe Bujanovskit. Ndërsa, vetë nxënësit si ata serb dhe ata të pakicës shqiptare u shprehën të impresionuar se kishin dëgjuar shumë për qytetin e Beratit dhe se u tërhoqën shumë nga lashtësia dhe bukuria e këtij qyteti.