E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet heroine e kokaine ne burgun e Rrogozhines

/ /

Policia e Tiranes njoftoi dje zyrtarisht se sasia e droges u zbulua gjate kontrollit te ushtruar nga punonjesit e Regjimit te Brendshem ne Institucionin e Ekzekutimit te Vendimeve Penale ne Rrogozhine ne dhomen nr.1 dhe nr.2. Sipas policise ne total eshte sekuestruar sasia prej 254 gramesh kokaine e heroine qe ishte fshehur ne rrobat e te denuarve dhe dyshohet se eshte futur ne ambientet e burgut nga takime qe ata mund te kene pasur me familjare dhe miq. Sasia e lendes narkotike iu sekuestrua kater te denuarve dy prej te cileve me akuzen e vjedhjes me dhune nje me akuzat e trafikut te lendeve narkotike dhe nje tjeter per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike. Pasi eshte zbuluar droga nga punonjesit e regjimit te brendshem te burgut menjehere eshte lajmeruar policia e Kavajes per te kryer veprimet e metejshme hetimore duke iu komunikuar te denuarve edhe akuzen qe do i shtohet denimeve te tyre prodhim dhe shitje te lendeve narkotike. Burimet sqaruan se kater te denuarit mund ta perdornin sasine e droges se sekuestruar per shitje ne ambientet e brendshme te burgut per te denuarit e tjere. Sipas njoftimit zyrtar te policise te burgosurit te cileve iu gjet droga jane Indrit Daja 28 vjec nga Durresi i denuar me 8 vjet burg per akuzen vjedhje me dhune. Gjithashtu edhe nje tjeter i denuar me 10 vjet burg per te njejten akuze Ermal Maloku 23 vjec nga Durresi. Dy te denuarit e tjere qe iu gjet sasia e lendes narkotike ne qeli jane Kujtim Popoci 36 vjec nga Durresi i denuar me 14 vjet burg per trafik lendesh narkotike dhe Arben Roshi 52 vjec nga Durresi i denuar me 9 vjet burg per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike. Sipas policise kater te denuarve iu gjet sasia prej 18.2 grame lende narkotike e dyshuar heroine dhe 142.9 grame e dyshuar kokaine. Gjithashtu u gjet edhe nje sasi prej 92.8 grame material i presuar me ngjyre te bardhe qe dyshohet te jete kokaine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›