Inxhinieri i ujerave Pse u permbyt Shkodra
SHKODER - Dhimiter Vogli eshte nje nder inxhinieret me te mire te fushes se ujerave ish-drejtor i Institutit te Projektimeve te Bonifikimeve. Ai tregon arsyet e permbytjes se Shkodres me e renda e shenuar prej rreth 1 shekulli dhe cfare mund te behet ne te ardhmen. Ajo qe ka ndodhur ne Shkoder keto dite ka qene vertete shume e rende per shkak te reshjeve te medha te ketyre diteve nivelit te larte te liqenit te Shkodres qe ne maksimum arriti ne kuoten 10.55 metra kuote kjo e liqenit qe praktikisht nuk kishte ndodhur asnje here me pare. Keto ishin arsyet qe shkaktuan permbytjet ne Shkoder ne krahun e majte te Nenshkodres shprehet profesor Vogli. Sipas tij gjendja eshte e renduar pasi arteriet e shkarkimit te ujerave qe jane lumi Buna dhe gryka e Mertemzes nuk kane ndonje kapacitet me te madh per te larguar ujin me me shpejtesi. Pyetjes se a mund te shmangej permbytja e fundit kur qe nga fillimi i vitit ndodhen 5 te tilla profesor Vogli thote se nuk mund te shmangej. Arsyet sipas tij jane disa. Praktikisht une mund te them vetem niveli me i larte historik i liqenit rezulton te kete qene 10.52 m ne vitin 1941. Kurse niveli i liqenit me daten 5 dhjetor te ketij viti ka qene 10.55 m me i larti i dokumentuar gjer tani ne vendin tone. Kjo solli permbytje edhe ne qytetin e Shkodres njekohesisht edhe demi ne zonen e Nenshkodres ishte me i madh kur dihet qe zona e Obotit eshte ne kuoten 5-6 m mbi nivelin e detit kuote kjo qe eshte relativisht e ulet dhe qe keto zona i ben te jene te kercenuara gjithmone nga permbytjet. Ne te njejtat kushte jane edhe fusha e Trushit qe fillon nga Berdica deri tek Ura e Gjo Lulit qe kane edhe keto kuota te uleta prandaj edhe ne keto zona ndodh nje permbytje e madhe ne menyre masive. Vete pozicioni i qytetit te Shkodres eshte i tille qe te gjithe lumenjte qe derdhen ne liqenin e Shkodres duke perfshire ketu lumenjte Drin Kir Moraca dhe perrenjte malore me nje siperfaqe ujembledhese prej 20 mije km 2 te grumbullohen te Buna. Buna aftesine terheqese ne pjesen e pare te saj e ka 1500 m3/s prandaj merreni me mend ju vete se cfare problemesh dalin nga prurjet ne piketakimin me Drinin. Ne lidhje me cfare mund te behet ne te ardhmen per te shmangur permbytjet profesor Dhimiter Vogli thote se se pari duhet bere nje studim kompleks i gjithe teresise ujore te Shkodres qe perfshin liqenin Bunen Drinin Kirin dhe Gjadrin. Gjithsesi paraprakisht mund te merren disa masa te cilat mund ta lehtesojne sadopak gjendjen deri sa te arrihet ne zgjidhjen perfundimtare se pari duke bere nderhyrje ne gryken e Mertemzes dhe ne tere zonen ne lagunen e Vilunit deri ne det. Pastrimet ne pjesen e pare te Bunes aq sa mund te lejohet duke filluar nga bashkimi i saj me Drinin ne Bahcallek deri ne Darragjat ndoshta edhe me poshte jane disa masa emergjente qe mund te behen mund ta permiresojne situaten per te ardhmen ne masen 30-40 qe te mos kemi permbytje te ketyre permasave ne te ardhmen apo ne rast permbytje te mos kemi nje kohezgjatje te madhe sic po ndodh aktualisht. Por nderkohe qe krahas pastrimit te shtratit te lumit Buna paralelisht me to duhet punuar edhe per riparimin dhe forcimin e argjinaturave te demtuara gjate ketyre permbytjeve. r.d