Romeo Leka ne gjykim per pengmarrje dhe vjedhje bankash
TIRANE - Prokuroria e Tiranes ka mbyllur hetimet ne ngarkim te Romeo Lekes 25 vjecarit qe krijoi panik ne Tirane ne 19 mars 2010 ku pasi grabiti nje banke mbajti peng per 45 minuta nje kalimtare. Dosja ne ngarkim te tij eshte depozituar ne Gjykaten per Krimet e Renda. Sipas prokurorise Leka akuzohet per autoresine e kater episodeve kriminale te kryera ne 18-19 mars 2010. Pas hetimeve eshte provuar se mengjesin e 18 marsit i pandehuri Leka ka shkuar ne nje filial Union-Bank ne lagjen Ali Demi. Ai ka kercenuar me pistolete nje punonjese te bankes dhe i ka kerkuar parate por grabitja ka deshtuar dhe Leka eshte larguar pa para. Sipas akuzes po ate dite nen kercenimin e armes ai ka marre nje taksist te cilin e ka urdheruar ta conte drejt Kamzes. Prania e nje patrulle policie ka trembur Leken i cili ka lene taksistin dhe eshte larguar. Referuar kerkeses per gjykim te nesermen e asaj dite Leka ka grabitur me arme nje banke ne ambientet e hotel Rogner. Ne largim e siper teksa ndiqej nga policia Leka ka marre peng nje kalimtare. Pasi i ka vene pistoleten ne koke e ka kapur prej krahu dhe e ka urdheruar qe te mos e kundershtonte por te shkonte me te pasi ne te kundert do ta vriste thuhej ne kerkesen per gjykim.