Gjykata: Dorëshkrimi i Kadaresë të ruhet në Arkiv
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur sot që dorëshkrimi origjinal i veprës Dimri i vetmisë së madhe, i shkrimtarit Ismail Kadare do të ruhet në drejtorinë e Arkivit të Shtetit, deri në momentin që gjykata të shqyrtojë padinë e bërë nga Kadare, per kthimin e origjinalit qe e mban bashkëshortja e ish diktatorit, Nexhmije Hoxha.
Avokatja e shkrimtarit ka deklaruar se nese nuk do te respketohet ky vendim i gjykates, atehere duhet te veproje Permbarimi.
Nderkohe, avokati mbrojtes i Nexhmije Hoxhes i ka qendruar serish pretendimit se ai doreshkrim origjinal ka qene dhurate e vete shkrimtarit.