E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca Gjyqësore, Kuvendi miraton pr/ligjin

TIRANE- Kuvendi i Shqiperise ka miratuar ligjin per Konferencen Gjyqesore dhe ka votuar pro emerimit te Artan Zenelit si anëtarin e ri të Gjykatës së Lartë, i propozuar në dekretin e emërimit nga ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Me  117 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime Artan Zeneli u votua si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Nderkohe qe me heret, Kuvendi miratoi me 127 vota p/ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare”. Seanca e sotme u shoqerua me debate mes deputeteve te PS-se dhe maxhoranes per kontrollin ne Ministrine e Brendshme dhe per problemin e importit te plehrave.

Deputeti i PS, Ilir Gjoni kerkoi nje pergjigje per kerkesen e tyre per kontroll ne kete ministri per te hedhur drite rreth gjithe akuzave qe rendojne mbi te dhe kreun e saj. Nderkohe qe deputeti, Taulant Balla akuzoi qeverine per nisje te importit te mbetjeve.

Dje qeveria ka filluar importin e plehrave. Qeveria ka dhënë dy licenca. Ju nëpërmjet këtij pr/ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve, keni miratuar dy kompani që do të sjellin mbetje alumini dhe plastike. Zoti ministër kini ndërmend që në këto ditë të fundit të qeverisë të sillni plehra edhe nga Serbia,- tha Balla. Por pas tij, ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka deklaruar se po zbatohet ligji per menaxhimin e mbetjeve.

Kuvendi, 1 minutë heshtje për poetin Podrimja

TIRANE- Kuvendi i Shqiperise ka nisur punimet e seances se sotme, duke mbajtur nje minute heshtje ne nder te poetit Ali Podrimja.

Poetit i behen sot nderimet e fundit ne Prishtine, ku mbahet edhe ceremonia dhe homazhet per nder te tij.

Poeti humbi jeten ne France, ne menyre te natyrshme, si pasoje e dehidratimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›