Gjykata: Ish-ministrat Mediu, Bumçi e Alibeaj dëshmitarë të 'Gërdecit'
UPDATE - Trupi gjykues pranoi sot kërkesën e disa të akuzuarve të dosjes 'Gerdeci' që tre ish-ministra të deshmojne ne sallen e gjyqit për tragjedine e rende.
Në cilesinë e dëshmitarëve do të shkojnë në gjykatë ish-ministrat Fatmir Mediu, Aldo Bumçi dhe Enkelejd Alibeaj.
Nderkohe mesohet se ne seancen e radhes do te deshmojne familjaret e viktimave dhe ish-punonjes te fabrikes se demontimit. (seanca po vazhdon)
************
Avokati i Delijorgjit: 'Gërdeci', faji i ministrisë dhe kompanisë Sac
20 nentor
Avokati i Mihal Delijorgjit, Maks Haxhia, u shpreh në seancën e sotme gjyqësore se përgjegjësinë për Gërdecin e ka Ministria e Mbrojtjes dhe kompania amerikane SAC me drejtues Patrik Henry.
Sipas avokatit, pronari i fabrikës së vdekjes, Delijorgji, nuk ka asnje faj, ai ishte thjesht një biznesmen i kontraktuar për të marrë skrapin që mbetej nga procesi i demilitarizimit të predhave dhe gëzhojave.
Me barutin, i cili shpërtheu dhe solli katastrofen, shpegoi avokati, merrej kompania SAC dhe ajo nuk e kishte tërhequr sasinë qindra toneshe nga fabrika pasi priste trajlera nga Izraeli për t'i transportuar më tej në Belgjike.
Po kështu ai fajëson direkt Ministrinë e Mbrojtjes, që zgjodhi fshatin Gërdec për të ngritur fabrikën e demontimit. "Nuk është Delijorgji ai që beri tenderin për zgjedhjen e kompanise qe do merrej me demontimin dhe as nuk zgjodhi vendin e demontimit. Keto veprime i ka bërë Ministria e Mbrojtjes", tha avokati Haxhia.
Ndërkohë në seancen e para dy ditëve, avokati i Ish-Shefit të Shtabit, ka deklaruar se "ka qenë ministri i Mbrojtjes, Mediu, ai qe ka vendosur për ndërtimin e fabrikës në Gërdec, si dhe ka dhene urdhëra te tjera pa pyetur Shefin e Shtabit.
***************
18 nentor
Luan Hoxha: Gërdecin e ndërtoi Fatmir Mediu
Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha ka fajësuar ish-ministrin Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit. Në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës, avokati i Gjeneralit është shprehur se "ka qenë Mediu ai që ka zgjedhur fshatin Gërdec për vendosjen e fabrikës. Ka qenë Mediu ai që ka urdhëruar ushtrinë për të bërë transportin për llogari të 'Albademil', etj.
Ndërkohë, që të akuzuar të tjerë të tragjedisë i kërkuan trupit gjykues që ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi dhe ish-kryetari i Komisionit të Ligjeve Enkelejd Alibeaj të shkojnë të dëshmojnë në gjyq.
Por pika më e nxehtë e seancës ishte raporti i avokatit të Luan Hoxhës, i cili u shpreh se "përzgjedhja e Gërdecit si vend ku do demontoheshin municionet është kompetence e Forcave te Armatosura e për pasoje e Shefit te Shtabit, por ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar ndërtimin e fabrikës pikërisht në këtë vend.
Më tej, avokat Ibrahim Lahi, tha se "është gjithashtu kompetencë e Forcave te Armatosura ruajtja e sigurisë së ambienteve te një kompania private, sikurse ishte fabrika e demontimit", duke shtuar se Ndërsa shtoi se ministri ndërhynte në kompetencat e Shefit të Shtabit. Sipas tij, ka qenë Mediu ai që ka urdhëruar përfshirjen e ushtrisë në transportin e municioneve në Gërdec për llogari të kompanisë 'Albademil', si dhe faktin se përzgjedhja e armatimit të kalibrit te larte nuk është bërë nga Forcat e Armatosura.
Duke kundërshtuar akuzat, avokati i Luan Hoxhës e mbylli mbrojtjen për ish-Shefin e Shtabit te Përgjithshem duke thene se disa urdhra, ish-ministri i ka dhënë pa dijeni të Gjeneral Lejtnant Luan Hoxhës.
Ndërkohë avokati i ish-drejtorit te harmonizimit te ligjeve Ndue Marku i kërkoi gjykatës qe të thërrasë si dëshmitare ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Po kështu si dëshmitare u kërkuan edhe dy ish ministra te tjerë, Aldo Bumçi dhe Enkelejd Alibeaj.
Po sot, nje tjeter padi penale ngrihet per Mediun. Pas familjareve te viktimave, jane te plagosurit rëndë nga tragjedia e Gerdecit qe kerkojne marrjen e ish-ministrit si te pandehur.
Përfaqësues të shoqatës së Familjeve të viktimave të Gërdecit kanë depozituar në Gjykatën e Lartë një padi penale për Fatmir Mediun.
Fillimisht padia iu dorëzua Gjykatës së Lartë, e cila nuk është pranuar pasi ish ministri i Mbrojtjes, aktualisht kreu i Mjedisit është objekt i Gjykatës së Lartë.
Pas kësaj, të dëmtuarit iu drejtuan Gjykatës së Lartë. Shoqata e familjarëve të viktimave të Gërdecit ka njoftuar se në Gjykatën e Lartë janë paraqitur dy kërkesa për të nisur procedimin penal ndaj deputetit Fatmir Mediu, në emër të të plagosurve nga shpërthimi i 15 marsit në Gërdec.
Kërkesat e paraqitura janë në emër të Roxhers Durda (i mitur) dhe Alketa Hazizaj. Këto janë dy kërkesat e para që paraqiten pranë gjykatës prej të plagosurve rëndë, ndërkohë që në ditët në vijim do të paraqiten kërkesat individuale nga të tjerë të plagosur.
Avokati, Dorian Matlija që paraqiti pranë Gjykatës së Lartë kërkesat në emër të të plagosurve u shpreh për mediat: "Tragjedia e Gërdecit përveç masakrës njerëzore që shkaktoi humbjen e jetës për 26 qytetarë, dhe përveç katastrofës pasurore që shkatërroi pronën e qindra shqiptarëve të tjerë, nuk duhet harruar që ka shkaktuar me dhjetëra plagosje të rënda, dhe qindra plagosje të lehta. Plagosjet përbëjnë vepër penale, dhe sipas legjislacionit procedural penal nuk ndiqen nga prokuroria, por ndiqen me kërkesë të vetë të dëmtuarit. Ndaj ne vendosëm t'i drejtohemi gjykatës për të vënë në lëvizje. Është në të drejtën e të dëmtuarve të kërkojnë hetim dhe gjykim të çështjes dhe deklarimin e fajtorëve nga gjykata.