E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentuan të vjedhin dyqanin, dy në pranga


LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar dje shtetasit Gjergj Ndrece Ndoj, vjeç 27, nga qyteti i Mamurrasit si dhe shtetasin me inicialet A. N, 16 vjeç banues në qytetin e Mamurrasit. Këta dy shtetas akuzohen se me datë 19.11.2009, rreth orës 22.45, të pajisur me armë zjarri dhe të maskuar kanë tentuar për të vjedhur lokalin e një shtetasi në qytetin e Mamurrasit. Gjatë tentativës për të grabitur dy autorët janë përleshur me pronarin e lokalit dhe familjarët e tij, për pasojë ka mbetur e plagosur me armë zjarri bashkëshortja e pronarit të lokalit, e cila është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur kapjen e autorëve të këtij krimi. Me cilësinë e provës materiale është bërë sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë TT, si dhe i dy maskave (çorape) të përdorura nga autorët. Materialet ndaj këtyre dy shtetasve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›