Gjykata Kushtetuese, i mbaron mandati tre anëtarëve
TIRANE- Gjykata Kushtetuese del jashtë funksionimit të saj institucional. Zyrtarisht, që nga data 21 maj, këtij institucioni suprem i mbesin tre anëtarë, pasi Xhezair Zaganjorit, Petrit Plloçit dhe Admir Thanzës i ka mbaruar mandati. Në këtë institucion në detyrë, zyrtarisht, mbesin anëtarët Vladimir Kristo, Sokol Berberi dhe Vitore Tusha. Kuvendi, tri ditë më parë zgjodhi vetëm dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedej, të cilët ende nuk kanë bërë betimin e tyre.
Maxhoranca e djathtë rrëzoi kandidaturën e Vangjel Kostës. Presidentit i duhet që të realizojë ndërkohë, përzgjedhjen për katër emra në Gjykatën supreme, në një kohë që opozita kërkon që të një proces i tillë të realizohet me konsensus. Maxhoranca nga ana e saj veproi me shpejtësi, duke miratuar dy kandidatura, duke mos lënë mundësi negociatash me opozitën për përzgjedhjen me konsensus të anëtarëve. Kjo ishte një nga skemat e PD-së për të realizuar një “pushtim” të butë të këtij institucioni, i cili i ka rrëzuar maxhorancës 14 ligje dhe marrëveshje si antikushtetuese. Socialistët e kishin një ndër kushtet kryesore të tyre gjatë grevës për të realizuar një proces konsensual dhe mbi bazën e kritereve kushtetuese dhe profesionale të anëtarëve të rinj.
Fehmi Abdiu, Kujtim Puto, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloçi, Sokol Sadushi dhe Admir Thanza janë anëtarët të cilëve u ka mbaruar mandati i përfaqësimit në Kushtetuese. Putos i mbaroi më 1 prill, ndërsa Abdiut dhe Plloçit më 21 maj.
Gjykata Kushtetuese, për herë të parë pësoi një ripërtëritje të madhe, ku nga 9 anëtarë gjithsej, do të ndryshohen 6 gjithsej. Në bazë të ligjit, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Një e treta e përbërjes përtërihet çdo tre vjet. Mandati i gjyqtarit kushtetues përfundon kur: dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi; nuk paraqitet pa arsye në detyrë për më shumë se 6 muaj; mbush moshën 70 vjeç; jep dorëheqjen; deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim të formës së prerë.
(GSH/BalkanWeb)