E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia nderon veprën e Nikolla Kopernik

VARSHAVE- Polonia ka nderuar veprën e astronomit Nikolla Kopernik, i cili me teorinë e tij revolucionare se Toka dhe planetet e tjera rrotullohen rreth diellit rrëzoi bindjen që mbizotëronte në atë kohë se Toka ishte qendra e universit.

Eshtrat e Nikolla Kopernikut, shkencëtarit të shekullit të 16 që konsiderohet si babai i astronomisë, janë nxjerrë nga një varr pa gur dhe janë vendosur në një varr të ri në një ceremoni të zhvilluar në vendlindjen e tij, Poloni, afro 500 vjet pas vdekjes së tij.

Në ceremoninë e zhvilluar dje në një katedrale në Poloninë veriorë, u ngrit edhe një përmendore me granit të zi, në të cilën ishte gdhendur një diagramë e sistemit diellor, në nder të Kopernikut. Në të morën pjesë disa nga klerikët më të lartë katolikë të Polonisë.

Nikolla Koperniku, i cili ishte një prift i thjeshtë, ishte gjithashtu një ekspert i çështjeve ligjore, matematicien dhe linguist me emër, si dhe astronom. Ai konsiderohet në ditët tona si një ndër figurat kryesore të Rilindjes Evropiane.
(s.g/voa/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›