Gjykata Kushtetuese, betohet Fatmir Hoxha

Anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha ka bërë sot betimin përpara presidentit të Republikës Bamir Topi për të nisur detyrën pas votimit në Kuvend.
Ceremonia e betimit të Hoxhës është zhvilluar në presidencë ku është ekzekutuar himni kombëtar dhe është lexuar edhe formula e betimit.
Kandidatura e Fatmir Hoxhës u dekretua nga presidenti Topi ndërsa u miratua disa ditë më parë me 72 vota nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.