Sequi: Palët të bashkëpunojnë, integrimi axhendë kombëtare

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi i ka bërë sërish thirrje klasës politike të bashkëpunojnë për të përmbushur kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadoren polake Irena Tatarzinska dhe ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto, Sequi theksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të konsiderohet si prioritet kombëtar ndërsa u shpreh optimist në lidhje me Shqipërinë.
Mbështesim procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor dhe kryesisht ndaj Shqipërisë. Dëshrioj që procesi i integrimit të konsiderohet si një prioritet kombëtar dhe unë kam besim” theksoi Sequi.
Nga ana e saj ambasadorja polake Irena Tatarzinska, vendi i së cilës mban edhe presidencën e BE-së theksoi se Polonia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.
“Jam këtu për të rikonfirmuar mbështetjen e Polonisë për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor dhe kryesisht për Shqipërinë.Vendet që aspirojnë të jenë kandidate të tregojnë vendosshëri në këtë proces. Shperh urimet më të mira për popullin shqiptar dhe për qeverinë shqiptare në mënyrë që të ecë me shpejtësi për të përmbushur kriteret për anëtarësimin në Bashkimin Europian” theksoi Tatarzinska.