Gjykata Kushtetuese, pa kryetar dhe pa 4 anetare
Vendi vakant i kreut te Gjykates Kushtetuese ka bere qe mes Presidentit te Republikes, Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha te shkembehen replika ne distance. Te dyja palet jane shprehur se duhet dhe do te zbatohet Kushtetuta, nderkohe qe mandati i kryetarit aktual te Kushtetueses ka skaduar ka kohe. Nga ana tjeter zgjedhja e kreut te ri me sa duket veshtiresohet per faktin se vendet vakante per anetare te Gjykates Kushtetuese, nuk mundesojne kuorumin per zgjedhjen e kryetarit te saj. Presidenti Bamir Topi, tha dje ne shtator, me celjen e sesionit te ri parlamentar do te sjelle edhe emrat e rinj per anetare te Gjykates Kushtetuese, per zevendesimin e anetareve qe u ka perfunduar mandati. “Sigurisht qe une jam i kujdesshem ne te gjitha procedurat. Asgje nuk e pengon Kryetarin aktual te Gjykates Kushtetuese te ushtroje detyrimet e tij, por besoj qe fillimi i sesionit te ri parlamentar do te sjelle edhe emra te rinj, qe nuk kane te bejne vetem me kryetarin, por edhe me anetare te tjere qe jane te detyruar per te plotesojne vendet vakante”, tha Topi, per kreun e Gjykates Kushtetuese, i cili po vijon te drejtohet nga Vladimir Kristo, ndonese ketij te fundit i perfundoi mandati. Ne lidhje me postet vakante ne gjykate dhe me konkretisht te mos emerimit ende te kreut te kesaj gjykate, reagoi dje edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili tha se zbatimi i Kushtetutes eshte zgjidhja dhe detyrimi i qytetarit, i Kryeministrit, i Presidentit, i cilitdo. “Mbi kete teme s’mund te kete asnje teme, por eshte e drejta juaj te pyesni. Une gjykoj se zbatimi i Kushtetutes eshte zgjidhja dhe detyrimi i qytetarit, i Kryeministrit, i Presidentit, i cilitdo”, ka qene deklarata e kujdesshme e kryeministrit Berisha, teksa ka dhene dhe qendrimin e tij per respektimin e Kushtetutes dhe per venien e ketij institucioni te larte kushtetues ne funksion te plote. Por si per te qartesuar situaten, keshilltari juridik i Presidentit Bamir Topi, Spiro Peci, tha se Presidenti nuk ka shkelur asnje afat dhe aq me pak kushtetuten ne emerimin e emrave te rinj te kesaj gjykate, apo ne mos emerimin ende te kreut te saj. “Ne Kushtetute nuk jane percaktuar afate qe ta detyrojne Presidentin. Nuk mund te zgjidhet kryetari i gjykates, ku 50% e anetareve te kesaj gjykate, jane me mandat te perfunduar. Ne kete rast, ligji e ka te percaktuar, se anetareve qe u ka perfunduar mandati, vijojne kryejne funksionin e tyre deri ne zevendesim”, beri te qarte Peci.
Kushtetuta
Neni 125 per Gjykaten Kushtetuese Neni 125
1. Gjykata Kushtetuese perbehet nga 9 anetare, te cilet emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit.
2. Gjyqtaret emerohen per 9 vjet, pa te drejte riemerimi, nga radhet e juristeve me kualifikim te larte dhe me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion.
3. Perberja e Gjykates Kushtetuese perterihet cdo tre vjet ne nje te treten e saj sipas procedures se caktuar me ligj.
4. Kryetari i Gjykates Kushtetuese emerohet nga radhet e anetareve te saj nga Presidenti i Republikes, me pelqimin e Kuvendit, per nje periudhe prej 3 vjetesh.
5. Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese vazhdon ne detyre deri ne emerimin e pasardhesit te tij.