Berisha-Sejdiu: Kufijte nuk preken
Rozeta Rapushi
Nga Tirana, Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, i ben thirrje Serbise per te pranuar vendimin e pavaresise se Kosoves dhe per te nisur bashkepunimit. Gjate takimit ne ambientet e Viles 30 me Kryeministrin Sali Berisha, kreu i shtetit me te ri, i kerkoi Serbise te zbutet dhe te bashkepunoje. Nderkohe qe premtoi respektim te te drejtave te serbeve qe jane ne Kosove. “Ne do te zbatojme Kushtetuten dhe ligjet tona qe jane te standardeve nderkombetare, do te realizojme me perpikmeri zotimet e dhena me projektin Ahtisari. Qytetaret serbe ne Kosove, edhe ajo pjese qe heziton, do te jene partnere te perbashket ne ndertimin e te ardhmes dhe, gjithmone e quaj, te atdheut te perbashket qe eshte Kosova”, theksoi Sejdiu. Sipas tij, Kosova do te eci perpara me realizimin e vullnetit per te drejtat dhe lirite njerezore dhe te komuniteteve. Kreu i shtetit te Kosoves, tha se mendimi i urte i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ishte pergjigja me e mire e studiuar dhe e thene, per te gjithe ate qe Kosova e ka kapercyer, si dhe per te gjithe ate qe jane marre vendime te medha ne Kosove. Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha, e cilesoi vendimin e gjykates, si nje vleresim i te vertetave te medha te Republikes se Kosoves. “Kam bindjen se vendimi eshte nje kontribut madhor per paqen, stabilitetin ne Kosove dhe ne rajonin e Ballkanin. Ne kete kontekst, mbetet qe ky vendim te misherohet me perpjekje te medha ne njohje te reja, ne menyre qe Kosova te marre sa me shpejte vendin e merituar ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Ne do te bejme perpjekje te perbashketa”, tha Berisha. Ai siguroi se Shqiperia do te jape mbeshtetjen me te madhe te mundshme ne kete proces. Sipas kryeministrit, ky vendim ka krijuar kushte dhe baze te fuqishme ligjore nderkombetare edhe per marredheniet e reja midis Prishtines dhe Beogradit, midis Tiranes dhe Beogradit. “Ne shpresojme qe gradualisht, pasi t’i behet nje vleresim objektiv vendimit, te kete nje pergjigje dhe nga Beogradi ndaj ketyre qendrimeve”, theksoi ai. Kryeministri tha se vendi yne mbetet i vendosur per respektimin e plote te kufijve ekzistues. “Nuk duhet te kete asnje perpjekje. Eshte teresisht e papranueshme qe per 3 komuna te mbahen tensione ne nje kohe kur situata te tilla analoge ekzistojne me dhjetera, ne Ballkan, ne Evrope dhe kudo. Mund te behen disa permiresime ne statusin ligjor, ne Mitrovice dhe 3 komunat e veriut, por gjithnje duke ruajtur te paprekshem kufijte. 3 komunat shqiptare te jugut te Serbise, cfare mund te kene probleme per te vendosur standarde evropiane. Kjo do te ishte zgjidhja perfundimtare, sepse tjetra eshte copeza te Serbise se Madhe. Ajo ka marre fund. Nuk shkohet me drejt ndryshimit te kufijve”, tha Berisha. Ai theksoi se do te thellohet bashkepunimi me Kosoven ne kuader te rruges se saj integruese.
Qendrimi
Kryeministri Sali Berisha, tha dje se vendi yne mbetet i vendosur, se kusht per paqe dhe stabilitet eshte respektimi i kufijve aktual ne rajonin e Ballkanit. “Cdo perpjekje per modifikim te kufijve eshte nje perpjekje e rrezikshme per te krijuar nje spiral te ri, i cili bie ndesh teresisht me idealin evropian te popujve te rajonit”, tha Berisha.
Vleresimi
Nje nga arsyet e vizites se Presidentit Sejdiu ne Shqiperi, ishte edhe per te pare nga afer, rrugen e re, autostraden Durres-Kukes. “Kam ardhur, them, me kenaqesi edhe per te pare mrekulline e investimit te madh te qeverise shqiptare, ne perfundimin e nje rruge qe lidh jo vetem Shqiperine dhe Kosoven, por qe lidh vizionin tone, paralelisht, qe lidh Evropen, qe lidh kete pjese te botes”, tha ai.
1
Vendim
Morri pak dite me pare Gjykata Nderkombetare e Hages per te quajtur te ligjshme pavaresine e Kosoves. Gjykata shpalli legale Kosoven e pavarur dhe kjo nenkupton territorin, kufijte, himnin, autoritetet dhe te gjitha.